PD: Leskaj të tërheqë deklaratën
 mosmirënjohëse ndaj Merkelit

PD: Leskaj të tërheqë deklaratën<br /> mosmirënjohëse ndaj Merkelit
TIRANE - Partia Demokratike reagoi sërish përmes Kreshnik Çollakut pas deklaratës së kryetares së delegacionit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, Valentina Leskaj, se ishte e djatha në këtë këshill që votoi kundër Kosovës. Collaku  i kërkon qeverisë të tërhiqet nga ky qëndrim, të cilin e vlerëson mosmirenjohës ndaj drejtuesve kryesore evropian të BE, sic janëAngela Merkel,  presidenti i Komisionit Europian Junker apo edhe presidenti i Këshillit Europian Tusk. 

Deklarata e Kreshnik Çollakut
Përse gëzon zonja Leskaj?
Çuditërisht në një deklaratë të përgatitur në zyrat e qeverisë shqiptare dhe e shpërndarë nga  deputeja Leskaj, disfata e rëndë diplomatike e qeverisë shqiptare në dëm të Kosovës shpallet si sukses e motiv për tu ngazëllyer. Duket e vështirë të kuptosh motivin e këtij ngazëllimi. Besoj se informacioni apo dhe dijet e znj Leskaj nuk përputhen me këtë entuziazëm naiv ose hipokrit.

Fakti është se strategjia serbe në Këshillin e Europës në bashkërendim dhe me përpjekjet ruse në OKB për të rikthyer në skenë UNMIK dhe fuqizuar kompetencat e tij është nje goditje e rëndë për Kosovën dhe cënon statusin e e saj si shtet i pavarur.

Qeveria shqiptare ndërsa angazhohet të replikoje me PD duhet të angazhoje fuqitë e saj diplomatike, nëse ka nevojë të kërkoje ndihmën e opozitës pasi jemi te gatshem tia ofrojmë pa asnje kusht, në mbrojtje të interesave kombetare. Rreziqe te tjera duken në horizont.

Në mënyrë paradoksale për këtë disfatë diplomatike me pasoja ka gjetur dhe shkaktarin. Për qeverinë shqiptare, grupi politik që kryeson Angela Merkel dhe partia e saj ne Europë janë shkaktarët e kësaj disfate.

Ky sulm direkt karshi grupit politik që drejtohet nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel, nga presidenti i Komisionit Europian Junker, presidenti i Këshillit Europian Tusk është përveçse miop por edhe shfaqje e një sëmundje të re ne tipologjinë shqiptare dhe traditën e saj, mosmirënjohjen.

I kërkojmë qeverisë shqiptare të tërheqe urgjent këtë qendrim nënvleftesues e mosmirenjohës kundra drejtuesve kryesore evropian të BE.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois