PD- Kolegjit Zgjedhor: Mos u jepni mandatet Këshillave Bashkiakë derisa Kushtetuesja të vendosë (LETRA)

PD- Kolegjit Zgjedhor: Mos u jepni mandatet Këshillave Bashkiakë derisa Kushtetuesja të vendosë (LETRA)

Opozita i ka dërguar një letër Kolegjit Zgjedhor ku i kërkon pezullimin e dhënies së mandateve për Këshillat Bashkiakë derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë për procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Kjo letër që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhit vjen para nisjes së shqyrtimit në kolegj të çështjeve për shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve bashkiak, e ndërsa bëjnë të ditur se janë vënë në dijeni dhe ODIHR, ONM, BE, ambasadat kryesore në Tiranë.

Bardhi, në emër të opozitës, e cila pasi dogji mandatet dhe vijon protestat, i referohet dekretit të tretë të presidentit Ilir Meta, i cili caktoi 13 tetori si datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, duke argumentuar se për aq kohë sa ky dekret është në fuqi, shpërndarja e mandateve është anti-kushtetuese.

"Shoqata e Bashkive ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për kushtetueshmërinë e votimeve të 30 Qershorit.

Pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave monopartiake Bashkiake. Sipas Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se “çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër.”

Ligji detyron Kolegjin të nos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetueshmërinë e Dekreteve të Presidentit. Standardet e shqyrtimit gjyqësor te nosmarrëveshjeve në rrezik nga presioni i vetingut mbi disa anëtarë të Kolegjit Zgjedhir.

Vendimet e deritanishme të Kolegjit Zgjedhor, të pambështetura në ligj dhe të motivuara politikisht, sipas interesit të Qeverisë. Regjistrimi i paligjshëm i Bindjes dhe mohimi i opozitës për komisionerët, u konstatuan të paligjshme nga ODIHR.

Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë mënyrën e ushtrimit të kompetencave nga Presidenti, përfshirë dekretin e zgjedhjeve.

Sa kohë janë në fuqi dekretet për zgjedhje në 13 Tettor mandatet e këshilltarëve bashkiakë nuk mund të shpërndahen.Janë fituar në votime të padekretuara nga Presidenti.

Ky është një rast që Kolegji të mos lejojë zëvendësimin e pluralizmit me partinë shtet dhe demokracia me diktaturën.

Koha t’i shërbeni interesit publik përpara interesit tuaj privat, i cili po përdoret nga Rama për të krijuar drejtësinë e tij private, duke i shkaktuar Shqipërisë një dëm afatgjate", shkruhet në letër. 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahir tarfyci: 22/07/2019 13:13

    Ka ikur koha kur i kishit nen urdhera.Lerini te bejn punen e tyre sipas ligjit. Mos pengoni me ju plehrat e shoqeris.

    Përgjigju
  • Naimi: 22/07/2019 13:13

    Une habitem vete iken nga parlamenti vete dogjen mandatet duke humbur te gjitha te drejtat qe i takojne opozites tani cfare kerkojne apo ate qe peshtyne tani duan ta lepijne.

    Përgjigju
  • peoples: 22/07/2019 12:30

    Se cme kujton nje figure....Ah po ..a e mbani mend Toren?Kush eshte Tiranas dhet ta dije.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës