PD letër Metës: Dekriminalizimi
vetëm në komisionin e posaçëm
PDF/Letra e Bylykbashit për Metën

PD letër Metës: Dekriminalizimi<br />vetëm në komisionin e posaçëm<br />PDF/Letra e Bylykbashit për Metën
TIRANË - Kreu i Komisionit të posaçëm parlamentar për dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Ilir Meta ku i kërkon që asnjë komision tjetër të mos merret me shqyrtimin e projektligjve për dekriminalizimin përveç komisionit të drejtuar nga demokratët. Bylykbashi e konsideron shkelje të Rregullores së Kuvendit faktin që Komisioni i Ligjeve edhe Këshilli i Legjislacionit janë përcaktuar si struktura përgjegjëse për shqyrtimin e drafteve për procesin e dekriminalizimit të politikës.
 
“Në këtë pikë, sjellim në vëmendjen tuaj se këto struktura do të ishin përgjegjëse për shqyrtimin e këtyre iniciativave vetëm në rast se Kuvendi nuk do të kishte ngritur një strukturë të posaçme (siç është Komisioni i Posaçëm)”, i shkruan Bylykbashi kreut të Kuvendit Ilir Meta.
 
Në këto kushte, Bylykbashi kërkon që në Programin e Punës dhe Kalendarin e Punimeve të Kuvendit të përcaktohet se komisioni i vetëm përgjegjës që ngarkohet me shqyrtimin e projektligjeve për dekriminalizimit dhe ndryshimet kushtetuese, të jetë vetëm Komisioni i Posaçëm parlamentar i ngritur pas konsensusit që arritën forcat politike dhjetorin e vitit të shkuar në Kuvend me miratimin e Rezolutës.
 
Nëse kjo kërkesë nuk plotësohet – shkruan Bylykbashi – atëherë kjo marrëveshje politike e arritur nën ndërmjetësimin e Parlamentit Europian, do të bëhej “nul”.
 
“Në këto kushte, kërkojmë miratimin menjëherë të ndryshimit në Programin dhe Kalendarin e Punimeve, me qëllim që t’i hapet rrugë vijimit normal të punës së Komisionit të Posacëm Parlamentar dhe përmbushjes prej tij të veprimtarisë për të cilën është ngarkuar nga Kuvendi. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin”, përfundon Bylykbashi në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)