Deputetët e PD dhe LSI kanë dënuar këtë akt, duke deklaruar se janë skandalizuar nga sjellja dhe gjuha rrugaçërore e Bushatit. Duke e cilësuar këtë një akt të papranueshëm dhe të dënueshëm, deputetët kanë firmosur dokumentin, ku kërkojnë të merret masë disiplinore ndaj deputetit dhe ministrit Ditmir Bushatit.
Letra e plotë drejtuar Kuvendit:
Ne, anëtarët e Komisionit të Integrimit Europian, të skandalizuar nga sjellja dhe gjuha rrugaçërore e zotit Ditmir Bushati, Ministër për EPJ gjatë dëgjesës së tij para Komisionit, sot, e martë, 17 tetor 2017, shprehemi si me poshte vijon:
Pas një fjalimi tërësisht të politizuar dhe në mënyrë të paprovokuar, Bushati në mungesë të argumenteve dhe si pasojë e dështimit të axhendës integruese, në mbrojtje të vetvetes zgjodhi të ofendojë personalisht kryetarin e komisionit, z.Genc Pollo, dhe vijoi të përgojonte dhe deputetët e tjerë të opozitës.
Ne, anëtarët e Komisionit për Integrimin Europian, e dënojmë këtë akt jo vetëm si shprehje të sjelljes personale, por edhe institucionale të Ditmir Bushatit.
Ky akt është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Ne, anëtarët e Komisionit refuzojmë të pranojmë nga Bushati apo çdo person tjetër i thirrur në dëgjesë, përfshi dhe anëtarët e qeverisë një sjellje të tillë, e cila nuk do të tolerohet më në Komisionin tonë.
Ne do ndjekim procedurat e Rregullores së Kuvendit që të merret masë disiplinore ndaj deputetit Bushati.
Kejdi Mehmetaj
Aldo Bumçi
Grida Duma
Vangjel Dule
Jorida Tabaku
Viktor Tushaj
Genc Pollo
(Letra e anëtarëve tëPD-LSI drejtuar Kuvendit)
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com









