PD-LSI bashkojnë votat në Durrës 
shtyhet vendimi për taksën e ujit

PD-LSI bashkojnë votat në Durrës <br />shtyhet vendimi për taksën e ujit
Durrës- Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë bërë bashkë dje në Këshillin Bashkiak të Durrësit, kundër Partisë Socialiste, për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm. Gjatë diskutimit të vendimit të Bashkisë për rritjen e tarifës me 20%, këshilltarët e dy krahëve të ndryshëm politik, PD dhe LSI, e kundërshtuan atë. PD votoi kundër, ndërsa LSI abstenoi. Pas debateve, vendimi është shtyrë për mbledhjen e ardhshme, ndërsa nga ana tjetër, LSI dha votat, duke kthyer kështu mazhorancën e majtë në këshillin bashkiak, për të miratuar me shumicë paketën fiskale për vitin 2016.
 
Debatet 
Këshilltarët e djathtë në këshillin bashkiak Durrës kundërshtuan propozimin e Bashkisë, për rritjen me 20% të tarifës për ujin e pijshëm, duke e cilësuar atë si të paarsyeshëm dhe njëherazi rëndues për buxhetin familjar të qytetarëve durrsakë. “Nuk e shohim të arsyeshme rritjen e çmimit të ujit.

Ne duhet tu ofrojmë shërbime të nevojshme banorëve, por kurrsesi nuk mund t’i bombardojmë me rritje çmimesh”, u shpreh këshilltari i PD, Shkëlqim Fortuzi. Demokratët gjetën edhe mbështetjen e përfaqësuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në këshillin bashkiak të cilët kërkuan të rishikohej propozimi. Gjatë votimit, demokratët votuan kundër, ndërsa anëtarët e LSI abstenuan, duke e bërë kështu të pamundur miratimin e vendimit për rritjen e taksës së ujit të pijshëm me 20%.

Ndërkaq, gjatë diskutimit të paktës fiskale, demokratët kërkuan gjithashtu zerim të disa taksave, si ajo e pastrimit, ndriçimit dhe gjelbërimit, gjë e cila u hodh poshtë nga shumica e majtë. Kryetari i bashkisë, Vangjush Dako, u shpreh se nuk mund të ketë zerim, pasi vetëm fatura e energjisë elektrike që paguan Bashkia në një vit për ndriçimin është rreth 70 milion lekë të reja.
 
Marrëveshja 
Anëtarët e PD dhe LSI në këshillin bashkiak të Durrësit kundërshtuan vendimin për rritjen e tarifës së ujit me 20%. Por, për paketën fiskale, LSI votoi “pro” saj, duke kthyer mazhorancën në këshill
 
Paketa fiskale 
Durrës, ulet taksa për banesat me 30%, rritet “ndriçimi”
 
Paketa fiskale për vitin 2016 e bashkisë së Durrësit, u miratua me konsensus nga mazhoranca e majtë PS-LSI. Me shumicë votash u vendos që të ulet taksa mbi ndërtesat në masën 30%. Bashkia kishte propozuar që të ulte taksat e pasurisë për ndërtesat me 30 për qind, nga 400 lekë për metër katror që është të shkojë në 280 lekë, ndërkohë që të rritet nga 200 lekë në 500 lekë tarifa e ndriçimit për familjarët. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në këshillin bashkiak i kundërshtuan tarifat e reja të Bashkisë, ndërsa akuzuan kryebashkiakun Vangjush Dako se po zhvat qytetarët.

Gjithashtu, rritje ka pësuar edhe taksa e reklamës për ato që kanë sipërfaqe më të madhe se 18 metër katror. Asnjë prej propozimeve të këshilltarëve të djathtë për uljen e taksave dhe zerimin e disa të tjerave, nuk u miratua nga këshilli bashkiak. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Dhjetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në mosbindje civile

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në mosbindje civile