PD marrshim protestë në Tropojë
për vrasjen e Elidona Demiraj

PD marrshim protestë në Tropojë<br />për vrasjen e Elidona Demiraj
Gratë dhe vajzat e Tropojës u organizuan dje në një marshim homazhi dhe proteste, në përkujtim  të Elidona Demirajt, e vrarë tre ditë më parë në Londër.
Në këtë tubim kundër dhunës ndaj grave, morën pjesë dhe deputetja Hajdarmata, përfaqësuese të Bashkisë, nëna e vajza të Tropojës, gjimnaziste dhe aktiviste të shoqërisë civile.

Pjesëmarrëset dhanë mesazhin se dhuna ndaj grave është kthyer në një fenomen shqetësues që nuk identifikohet gjeografikisht, por me varfërinë e papunësinë, dhe mundësitë tejet e pakta të vajzave për të pasur një jetë normale brenda Shqipërisë.
Deputetja Mimoza Hajdarmataj tha se Tropoja ka gjeneruar respekt e dashuri për gratë ndër breza, duke ngritur një model dhe për treva të tjera shqiptare.

Si bijë Tropoje, si nënë e si bashkëshorte i bëj apel burrave tanë, djemve, baballarëve të mos ushtrojnë dhunë  mbi gratë sepse ato janë  shpirti i sakrificës dhe vatra e dashurisë familjare” tha Hajdarmataj.

Apeli më i fortë shkon për shtetin, për qeverinë, që ti vejë fre varfërisë e mjerimit që i bën gratë më të nënshtruara dhe nuk u krijon atyre asnjë mundësi punësimi e angazhimi profesional.

Emigrimi si e vetmja shpresë për ti shpëtuar krizës po kthehet për shumë vajza të reja burim për tragjedi njerëzore.

Janë me qindra vajza e nëna të cilat në pamundësinë e punësimit dhe shkollimit, dy vitet e fundit janë larguar nga Tropoja në kërkim të një jete normale në Perëndim.


Redasksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois