Partia Demokratike vlerëson propozimin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe shpreh gatishmërinë për t’u ulur menjëherë në tryezën e bisedimeve me negociatorët e mazhorancës dhe ekspertet e huaj për të konkluduar pozitivisht me zgjidhje, për dy çështjet e mbetura, që u dakordësuan mbrëmë, e më pas papritur u zhbënë në orët e vona të natës.
Në një deklaratë për mediat, PD thekson se mbështet edhe propozimin për zhvillimin e negociatave me dyer të hapura.
"Me qëllim që negociatat të jenë transparente dhe në sytë e mbarë shqiptarëve PD mbështet propozimin që këto negociata të jenë hapura për median", thuhet në deklaratën e PD.
Gjithashtu, PD thekson se zgjidhja është afër dhe se opozita është gati të japë edhe njëherë kontributin e saj pozitiv për një draft kushtetues sipas propozimit hibrid dhe në përputhje të plotë me Komisionin e Venecias.
"Shqiptaret nuk meritojnë provokime të ulëta dhe as lojëra politike me reformën në drejtësi, ndaj ftojmë mazhorancen të ulemi së bashku dhe të negociojmë në kushte transparence totale para shqiptareve për t’u dhënë zgjidhjen që ata meritojnë", thuhet në deklaratën e PD.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com