TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sot mbasdite ndaj situatës së tensionuar në Ukrainë dhe mbështet plotësisht thirrjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut për tërheqjen e forcave ruse nga Krimea.  

“Partia Demokratike po ndjek me vëmendje dhe shqetësim të madh zhvillimet në Ukrainë. PD dënon inkursionin rus në territorin e Ukrainës", thuhet në një deklaratë dërguar mediave.

Partia Demokratike, vijon deklarata, "mbështet plotësisht thirrjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut për tërheqjen e forcave ruse në bazat e veta, ndalimin e çdo ndërhyrje tjetër në Ukrainë dhe zbatimin e detyrimeve dypalëshe dhe ndërkombëtare në respekt të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.”

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)