TIRANE- Opozita do të vendosë të enjten nëse do të jetë pjesë e Parlamentit apo jo. Një ditë pasi kryetari i PD-së deklaroi vendimin
për rishikimin e marrëdhënieve me Parlamentin, kryetari i PD-së mblodhi sot paradite në selinë e kësaj partie aleatët e opozitës për të diskutuar mbi qëndrimin në Parlament por edhe për vazhdën e protestave.
Në mbyllje të takimit që Basha deklaroi përpara medias se do të ketë një vendim të unifikuar përballë "antiligjshmërisë së mazhorancës".
“Deputetet e opozitës kanë qenë në kontakt gjatë gjithë kësaj jave për të koordinuar pozicionin tonë me aleatët përsa i përket akteve antiligjore të qeverisjes Rama-Meta. Qeveria eshte bere dirigjente e veprimeve antikushtetuese. Qeveria po rrezikon integrimin evopian të vendit”-u shpreh Basha.
Nga ana tjetër,foli dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
“Do të vendosim së bashku të enjten në mëngjes kush do të jetë veprimi. Nuk pranojmë që të jemi pjesë e një Parlamenti që nuk funksionin sipas ligjit"- tha republikani.
Redaksia Online
(sg/ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com