PD mbledh Këshillin e ri Kombëtar
të dielën, zgjedh Sekr.Përgjithshëm

PD mbledh Këshillin e ri Kombëtar<br />të dielën, zgjedh Sekr.Përgjithshëm
TIRANË - Partia Demokratike mbledh për herë të parë Këshillin e ri Kombëtar këtë të diel në orën 11:00 në selinë e saj qendrore. 

Në rend të këtij takimi pritet të jetë zgjedhja e drejtuesve të departamenteve, 22 të tilla për çdo sektor social, politik apo ekonomik si dhe emërimi i 6 sekretarëve përfshi këtu edhe sekretarin e përgjithshëm.
 
Përsa i përket departamenteve, këto të fundit janë përgjegjës për krijimin dhe ngritjen e politikave brenda PD-së si dhe për krijimin e platformës elektorale.
 
Këshilli Kombëtar do të zgjedhë 22 kryetarë departamentesh, teksa propozimi për emrat do të vijë nga vetë lideri opozitës Lulzim Basha.
 
Këshilli Kombëtar po ashtu do të zgjedhë edhe nënkryetarët e PD, që sipas ndryshimeve të reja statusore që u bënë më 27 shtator gjatë kuvendit kombëtar të PD-së nuk do të jenë më vetëm dy të tillë. Pritet që të dielën të shikohet sesa do të jetë numri i nënkryetarëve dhe se kush do të jenë ata.
 
Nga ana tjetër, mbi postin e sekretarit të përgjithshëm tashmë prej kohësh në garë kanë qenë 3 persona, Eduard Selami, ish kryetar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ish ministër në kabinetin Berisha si dhe deputeti Arben Ristani.
 
Sipas gjasave postin e sekretarit do ta fitojë ish-kryetari i PD, Eduard Selami, një figurë e afërt me kryetarin aktual Lulzim Basha.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën