Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e sotme në orën 18:00 Kryesinë e partisë. Kjo mbledhje vjen pas takimit të djeshëm me aleatët.
Mësohet se pjesë e diskutimeve të mbledhjes është analiza dhe organizimi i partisë.
Burime bëjnë të ditur se po diskutohet edhe për ndryshime statusore si dhe rritjen e rolit të anëtarësisë brenda partisë.
Një pjesë të rëndësishme të konsultimeve në mbledhjen e Kryesisë së PD, pritet të ketë edhe Reforma Zgjedhore, për të cilën gjatë ditës së djeshme Partia Demokratike kërkoi ngritjen e Komisionit Parlamentar.
Gjatë ditës së djeshme Basha është shprehur se Reforma Zgjedhore në fokus të saj duhet të ketë ndalimin e shitblerjes së votës dhe manipulimit të saj. Gjithashtu ai ka shtuar se kusht për reformën duhet të jetë edhe numërimi dhe votimi elektronik, si dhe vota e emigrantëve.
/Shqiptarja.com