PD mbledh më 15 korrik Kryesinë, zbardhet rendi i ditës! Basha njeh të enjten demokratët me propozimet për Këshillin e ri Kombëtar

PD mbledh më 15 korrik Kryesinë, zbardhet rendi i ditës! Basha njeh të enjten demokratët me propozimet për Këshillin e ri Kombëtar

Selia e PD

Partia Demokratike do të mbledhë të enjten e 15 korrikut Kryesinë. Bëhet me dije se mbledhja do të nisë në orën 18:00, ndërsa është zbardhur edhe rendi i ditës. Në një mesazh që Sekretari i Përgjithshëm u PD-së, Gazment Bardhi, i ka dërguar një mesazh anëtarëve të Kryesisë, duke i njohur me rendin e ditës.

Mbledhja e Kryesisë së PD do të nisë me një përmbledhje të analizës për zgjedhjet e 25 prillit, më pas do të shqyrtohen edhe ndryshimet në Statutin e PD që do t'i propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të partisë, në mbledhjen e 17 korrikut.

Po ashtu, pritet edhe miratimi i urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 të Kuvendit Kombëtar

"Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Ditën e enjte, datë 15.07.2021, ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i përmbledhjes së analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit, për fazën e parë të saj.

2. Shqyrtimi i ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike që do ti propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë, në mbledhjen e tij të datës 17 Korrik 2021.

3. Miratimi i urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 të Kuvendit Kombëtar.

4. Njoftimi nga Kryetari i Partisë i listës që do të propozojë për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

Të mërkurën, datë 14.07.2021, orën 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, për të shprehur mendimin e tij për propozimet që do të vijnë deri të martën, datë 13.07.2021, nga anëtar të Komisionit, anëtar të Kryesisë, Kryetari i Partisë, anëtar të Këshillit Kombëtar, apo strukturat lokale të Partisë", thuhet në mesazhin e Bardhit.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip