Pasi përmendi synimin për qeveri teknike e protesta, kryetari demokrat në arrest shtëpie, Sali Berisha u tha drejtuesve politikë me videomesazh, se ata janë të pastër dhe jo si ata të Edi Ramës që kanë llogari me SPAK.

Nga selia blu ku 12 drejtuesit e rinj dëgjonin nëpërmjet një videomesazhi Berishës, ky i fundit bëri një krahasim mes drejtuesve politikë në PS dhe atyre që kishte caktuar vetë në PD.

'Kërkon që ju të jeni organizator të shkëlqyer. Qeveri teknike, misioni që të garantojmë votën. Ju duhet të riorganizoni PD-në. Revolta popullore për qeveri teknike

Personalisht, kam besim të plotë tek secili prej jush, dhe unë ju them mbarë demokratëve dhe demokrateve, iu them qytetarëve, që këta drejtues lokalë të caktuar për të udhëhequr qarqet nuk kanë asnjë krahasim me ansamblin e kolegëve të SPAK të Edi Ramës

Unë ju them të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë, se këta janë tokësorë me të meta, me dobësira, me mëkate të pamohueshme, por të krahasuar një për një, ju garantoj se ndryshimi midis këtij ansambli, avoketër të interesit publik, dhe ansamblit të kolegëve të SPAK është si dita me natën është jashtë çdolloj krahasimi.’- tha Berisha.

Pas përfundimit të mbledhjes, Flamur Noka PD po përgatitet për protesta dhe se duke nisur që nga nesër do të zbresin në bazë.

Drejtuesit politik të PD-së sipas qarqeve:
Tiranë: Belind Këlliçi
Durrës: Oerd Bylykbashi
Lezhë: Agron Gjekmarkaj
Shkodër: Luçiano Boçi
Fier: Gazment Bardhi
Kukës: Flamur Hoxha
Diber: Xhelal Mziu
Elbasan: Ervin Salianji
Korçë: Ivi Kaso
Berat: Eno Bozdo
Vlorë: Bujar Leskaj
Gjirokastër: Tritan Shehu

Lajm në përditësim...