PD mbyll fushatën, bllokohen disa
rrugë, spostohen linjat urbane
 

PD mbyll fushatën, bllokohen disa<br />rrugë, spostohen linjat urbane<br /> 
TIRANË- Disa segmente rrugore do të bllokohen ditën e sotme, për shkak të mbylljes së fushatës së Partisë Demokratike, duke filluar nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit.

Për shkak të bllokimit të këtyre segmenteve do të ketë spostime të përkohshme edhe të linjave urbane.
 
 Segmentet rrugore të bllokuara janë:

- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga kryqëzimi me Bulevardin "Bajram Curri" deri tek kryqëzimi me Rrugën "Abdyl Frashëri"
- Rruga "Ismail Qemali", nga kryqëzimi me Rrugën "Papa Gjon Pali i II" deri tek kryqëzimi me Bulevardin "Dëshmorët e Kombit"
 
spostimi i përkohshme i linjave urbane:
 
- Linja Urbane e Tiranës së Re, nga rruga "Muhamet Gjollesha", do të spostohet përkohësisht në Bulevardin "Bajram Curri", drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe anasjelltas nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", do të spostohet përkohësisht në Bulevardin "Gjergj Fishta" drejt Rrugës "Muhamet Gjollesha", duke anashkaluar segmentin Rrugorë "Sulejman Delvina, Abdyl Frashëri"
 
- Linja Urbane Kamëz - Tiranë - Kamëz (Shpresa-Al), stacioni qendrorë përkohësisht do të spostohet tek Sheshi "Parisi" tek Rruga e "Durrësit"(Kafe Flora)
 
- Linja Urbane T.E.G. - Kopësht Zologjik - Qendër - ish Stacioni i Trenit, nga Sheshi "Uillson", do të spostohet përkohësisht në Rrugën "Sami Frashëri", Bulevardi "Bajram Curri", drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe anasjelltas nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", do të spostohet përkohësisht në Bulevardin "Gjergj Fishta" drejt Rrugës "Muhamet Gjollesha", duke anashkaluar segmentin Rrugorë "Abdyl Frashëri dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit nga Piramida drejt Presidencës"
 
Për të gjithë simpatizantët e kësaj force politike të cilët do të vijnë nga qytetet e tjera të Shqipërisë, mjetet e transportit Interurban do të parkohen si më poshtë:
 
- Ardhja nga Sheshi Shqiponja do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Pallati i Sportit "Asllan Rusi"
- Ardhja nga Pallati me Shigjeta do të ketë stacion parkimi, Rrugën "Muhedin Llagani"( ish parku i Ministrisë së Punëve të Brendshme)
- Ardhja nga Rruga e "Elbasanit" do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Fakulteti i Ekonomisë
- Ardhja nga Rruga "Bardhyl" do të ketë stacion parkimi, sheshin në afërsi të Martenitetit të Ri

segmentet qe bllokohen shkak protesta pd

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve