PD mbyll fushatën në Tiranë
Basha: Pakt qytetarë-politikë
'Rama flet si i çadrës, e largojmë të dielën'

PD mbyll fushatën në Tiranë<br />Basha: Pakt qytetarë-politikë<br />'Rama flet si i çadrës, e largojmë të dielën'
Partia Demokratike mbylli zyrtarisht fushatën elektorale përmes një mitingu përpara Kryeministrisë në Tiranë. 

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, u shpreh përpara mbështetësve se Republika e Re do sjellë një pakt të ri mes politikës dhe qytetarëve.

Kreu demokrat theksoi se Rama flet si kryetar opozite edhe pse ka qenë 4 vjet në pushtet. Sipas tij, qytetarët s'do kursejnë të dielën votat kundër Republikës së Vjetër për t'i hapur dritaren Republikës së Re. 

"Republika e re do sjellë një pakt të ri mes politikës dhe qytetarëve.

Kurrë më s'do keni kryeminisrtër që shpërfill qytetarët, një kryeministër të qefeve dhe tekave të tij, Ju meritoni dhe do të keni kryeministrin e qytetarëve, kryeministrin e ekonomisë. Sepse ekonomia është çështja kryesore për të cilën vendosim ne këtë dielë.

Edi Rama ka katër javë që flet sikur nuk ishte kryeministër por kryetar opozite. E dini si i thonë kësaj apo jo? Ngaqë dëgjonte çadrën për tre muaj filloi edhe ai të flasë si i çadrës, por ai nuk është i çadrës, nuk është i Republikës së Re, ne do ta largojmë me votë
", u shpreh Basha. 

Kreu i PD tha se plani i tij ekonomik ka mbështetjen e Merkel dhe Trump, ndërsa premtoi uljen e taksave. 

"Plani im ekonomik ka marrë bekimin e Merkel dhe mbështetjen e Trump me taksa të ulta, me uljen e TVSH-së dhe me Republikën e Re i japim shqiptarëve ekonominë e fortë dhe e nesërmen e sigurtë për çdo qytetar. Dita e diel ndan gjithçka. Prandaj ndodhemi në këtë sheshs, siç ishit në të gjitha sheshet e Shqipërisë pre tre javë. Ditën e dielë mbushini qendrat e votimit, merrini me vete familjarët tuaj. Ju që ende s'e keni vendosur në këto 48 orë të undit, dijeni mirë që jemi shqiptar, jemi krenar që jemi shqiptar, e duam flamurin kuqezi, jemi krenar për Ismail Qemalin, por të dielën nuk votohet për Ismail Qemalin, të dielën votohet për Skënderbeun, votohet për prindërit dhe fëmijët tuaj. 

Në katër vite nuk mbajti asnjë premtim sepse nuk kishte prioritet hallet dhe problemet e qytetarëve. Mundësia e vetme që Rama iu ka dhënë shqiptarëve është ajo që Gallup konstatoi para një jave, 56% duan të largohen nga Shqipëria. Republika e Vjetër na çon në hajatin e krizës, ne do ta mbyllin atë derë dhe dera tjetër që hapim bashkë është vota për numrin 6, është dera për planin ekonomik të vetëm në këto zgjedhje me TVSH 15%, taksën e sheshtë 9%, 1.5% të xhiros taksën e biznesit të vogël dhe pullën fiskale që do të ndalojë tmerrin e taksidarëve. Vetëm investime sjellin ekonominë e fortë
". 

Numri dy i PPE në mitingun e PD: Koha për Republikën e Re 
Në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike, erdhi mbështetja e PPE, përmes zëvendëspresidentit të Partisë Popullore Europiane, Alojz Pertele, që ishte i pranishëm sonte në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, dhe iu drejtua qytetarëve me një mesazh.

Jam këtu, sepse ne besojme tek e ardhmja dmeokratike dhe europiane për Shqipërinë. Jam i nderuar sot, të jem këtu mes jush, sepse Presidenti i grupimit më të fuqishëm politik në Europë, Presidenti i Partive Popullore Europiane, Josef Daul më kërkoi t’iu mbështesja ju për fitoren e PD, ai kërkon që të djelën ne të fitojmë së bashku.

Ne në Partitë Popullore Europiane jemi krenarë që Partia Demorkatike e udhëhequr nga Basha është anëtare e familjes politike më të madhe në Europë dhe ne jemi bashkë sepse ne ndajmë të njëjtat vlera dhe ambicje për Shqipërinë. Ju keni shumë miq të mirë pranë Partisë Popullore Europiane por edhe në shumë vende të tjera, dhe kam kënaqësinë që ju jeni këtu sot përballë shqiptarëve me një vizion të qartë dhe me një strategji të mirëorganizuar për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, për zhvillimin e të ardhmes suaj.

Dhe ta dini që ata janë tejet të angazhuar më të sigurtë, për një të nesërme më të sigurtë, për një ekonomi më të fortë për Shqipërinë"
.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë