PD me fushatë të organizuar 
kundër kandidatit të PS-së

PD me fushatë të organizuar <br />kundër kandidatit të PS-së
TIRANE- Partia Demokratike ka sulmuar përgjatë gjithë seancës së djeshme në Kuvend kandidatin e PS-së për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliajn. Në përballjen e parë në Kuvend, pas zyrtarizimit të ministrit si kandidat i mazhorancës për Tiranën, njëri pas tjetrit duke filluar nga ish-kryeministri Berisha dhe më pas deputetët Genc Pollo, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Flamur Noka kanë sulmuar në mënyrë të vazhdueshme ministrin Veliaj.

Ish-kryeministri Berisha riktheu dje në kujtesë dasmën e ministrit Veliaj në Kalanë e Gjirokastrës.“Këta vjedhin gjithën ditën. Shihni tenderat e tyre, fiton i vëllai tenderat e Ministrit, tani hidhet në treg për kryetar Bashkie. Por kur ka ndodh ndonjëherë dasëm me dy raunde në kështjellë. Rroftë mamaja. Ju nuk u bën përshtypje se u bë dasma me paratë publike në kështjellën e Gjirokastrës”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë që kandidati i PS për Tiranën i kujtoj kryeministrit se dasmën e tij e ka bërë sipas traditave shqiptare. “Ti e ke të vështirë të flasësh për martesa. Të paktën ne s’martohemi me kushërinj kjo është gjë e mirë”, u shpreh Veliaj. Por në mënyrë të sinkronizuar ministri Veliaj është sulmuar edhe nga deputetët Flamur Noka dhe Jorida Tabaku, të cilët e kanë bërë përgjegjës kandidatin e PS-së për abuzime me ndihmën ekonomike të cilat kanë detyruar qytetarët të largohen nga vendi.“Nuk mund të ketë një emigrim të tillë me prapavijë politike.

Kjo pasi zyrtarët e pushtetit tuaj rrinë pas komisariate për të nxjerr pasaportat. Në kohë e Ramiz Alisë ka ndodh eksodi masiv. 4 mijë banor të rrethit Kukës kanë ikur”, tha Noka. Ndërkohë deputetja Tabaku, akuzoi Veliajn për vonesat e pagesave të ndihmës ekonomike. Në përgjigje të deputetëve të PD, ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj akuzoi kryetarët e komunave dhe bashkive që drejtohen nga PD në mbarë vendin se nuk po shpërndajnë ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.

Sipas Veliajt, kjo situatë është bërë shkak për largimin e qytetarëve. Nga vendi po largohen qytetarët nga bashkitë që qeverisni ju të djathtët. Prej 4 muajsh në njësitë 4, 11 në Tiranë, Kukës, Shishtavec, Zapod, nuk jepet ndihma ekonomike. Askush nuk u shërben qytetarëve, apo t’u hapë derën. Paratë bashkitë i kanë që në Janar por nuk kanë mbledhur Këshillat Bashkiakë për t’i shpërndarë. Kjo është strategji për fitore, duke mos shpërndarë paratë e ndihmës ekonomike?

Ju edhe lekët që jua shpërndan Qeveria jeni të paaftë t’ua shpërndani qytetarëve”, u shpreh Veliaj. Demokratët kanë kërkuar të rrisin tensionet edhe brenda së majtës, kur i kanë kujtuar Pandeli Majkos, njërit prej kandidatëve në garë, faktin se vetëm me të fitorja e PD do të ishte më e vështirë. “Për një gjë jam i bindur nëse Majko do të kishte dalë kandidat në Tiranë për ne do të kishte vështirësi.

Por si zoti Majko e si të tjerë nuk mund të kandidojnë për Edi Ramën sepse ai ëshë më i interesuar për fitoren e tij, xhepit të tij sesa edhe për vetë fitoren e PS-së. Është gati të kandidojë Erjon Velinë edhe pse rrezikon të humbasë, vetëm sepse të paktën nesër nëse fiton e di që e ka të tijin dhe nuk do të rrezikonte kurrë të kandidonte një si Majko sepse edhe po të fitonte e dinte se nuk do ta kishte të tijin. Respekte zoti Majko”, deklaroi kreu i grupit të PD, Edi Paloka.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar