TIRANË - Partia Demokratike akuzon qeverinë se me fondet e invalidëve dhe të ndihmës ekonomike po rregullon zyrat ndërkohë që kur erdhë në pushtet gjeti më shumë se 4 milionë dollarë të destinuara për të kryer këto pagesa.
Në një prononcim për median nga selia e PD-së deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se paaftësinë dhe indiferencën e saj qeveria mundohet ta fshehë duke sulmuar opozitën.
“Personat me aftësi të kufizuara dhe te papunët qe përfitojnë ndihmë ekonomike janë lënë ne mëshirë të fatit nga kjo qeveri. Paaftësinë dhe indiferencën e saj mundohet çdo ditë ta fshehë me sulmet ndaj opozitës a thua se kjo qeveri erdhi ne pushtet vetëm për të rregulluar zyra.
Se fundi ne mënyre qesharake gënjen kur sulmon opozitën lidhur me fondet që ka lënë qeveria paraardhëse për këto kategori
Por faktet e tregojnë se deri më tani ka pasur papërgjegjshmëri totale në raport me personat në nevojë të cilët i përdorin vetëm kur i duhen për të bërë shoë-n e radhës mediatik”- tha Tabaku
Sipas Tabakut PD “kur iku nga pushteti la 4 mln dollarë të të destinuara për të kryer këto pagesa ndërkohë që nevojiteshin vetëm 2 ose 3 milionë dollarë për të mbuluar këtë zë deri në fillim të vitit të ardhshëm.” ”Çfarë bëri qeveria?
Me rishikimin që i bëri buxhetit, me borxhin prej 220 milionë dollarë që mori, harroi të parashikonte një pjesë krejt të vogël të kësaj shumë për të verbrit, paraplegjikët, tetraplegjikët apo për të papunët. Qeveria nuk harroi të akordonte fonde për shpenzimet e Kryeministrit, të ministrave, për udhëtime, dieta e rregullime zyrash.
Por i doli nga mendja të jepte nga 220 milionë dollarë, vetëm 3 milionë për personat me aftësi të kufizuar dhe të papunët. Kjo është e vërteta, dhe ka të bëjë vetëm me papërgjegjshmërinë dhe arrogancën e kësaj qeverie. “- nënvizon më tej Tabaku. PD i kërkon qeverisë të marrë menjëherë masa për të siguruar pagesën e invalidëve.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com