PD me tre nënkryetarë
Në janar do ketë zgjedhje

PD me tre nënkryetarë<br />Në janar do ketë zgjedhje
TIRANE- Demokratët pritet të mbledhin Këshillin Kombëtar në fillim të vitit të ardhshëm, teksa kanë hyrë në vitin e tretë të mbajtjes së Kuvendit. Rëndësia e kësaj mbledhjeje të forumit më të lartë demkokrat, i cili për hir të së vërtetës që me ardhjen në pushtet të mazhorancës së djathtë është mbledhur me pikatore, qëndron në faktin se ende nuk janë zgjedhur anëtarët e rinj të kryesisë, si dhe sekretarët e nënkryetarët e rinj të kësaj partie.

Teksa ka ardhur koha tashmë për mbledhjen e radhës së kuvendit kombëtar të PD, Berisha është ende në dilemat e riformatimit të forumeve dhe strukturave drejtuese, ku me sa duket deri më tani ka ngurruar për arësyen e thjeshtë se i trembet ndonjë qejfmbetjeje të mundshme dhe përçarjeve brenda aktorëve dhe faktorëve politikë brenda PD, të cilët në këtë fund mandati të dytë, ndoshta dhe konsumimi politik nga qeverisja në tetë vite, shpresojnë se duke zënë një vend në kupolën qëndrore të PD mund të garantojnë mbijetesën në politikën aktive në të ardhmen.

Tërë lufta bëhet për të qënë në krye dhe sidomos për të kapur vendin e sekretarëve, nënkryetarëve dhe të sekretarit të përgjithshëm të PD, poste të cilat i mbajnë fort duke shërbyer akoma më fort në këto funksione përkatësisht Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi si nënkryeetarë dhe Ridvan Bode sekretar i përgjithshëm.
Por zona më e "nxehtë" e konkurimit dhe me sa duket dhe një ndër arësyet e zvarritjes së ripërtëritjes sipas statutit të forumit dhe të strukturave drejtuese të partisë është zona e nënkryetarëve. Ku për dy vende, sipas burimeve brenda PD mësohet se aspirojnë katër personalitete, ku shpeshherë hidhen sytë dhe nga posti i sekretarit të përgjithshëm, post të cilin e mban Bode, që pas momentit kur Pollo tentoi të kandidonte për kryetar PD përballë Berishës në vitin 2000 që solli dhe largimin nga kjo parti dhe krijimin e PDR.

Burimet brenda PD konfirmojnë se tashmë po mendohet një zgjidhje e mesme, për të eliminuar të gjitha pakënaqësitë brenda PD për ndarjen e posteve, sidomos pas shfaqjes hapur të konflikteve mes kryeparlamentares Topalli dhe kryebashkiakut Basha, në ditën e homazheve në Kuvend për trashëgimtarin e fronit mbretëror, të ndjerin Leka Zogu, e pasqyruar nga pothuajse të gjitha gazetat.

Kështu, pritet të shtohet dhe një post nënkryetari, pasi statuti nuk përcakton limite, dhe KK ka të drejtën e kësaj shtese. Pavarësisht se Basha ka deklaruar se nuk do të garojë për postin e numrit dy në PD, në lojë mësohet se është dhe një figurë tjetër potente në PD, Sokol Olldashi që mund të jetë një nga nënkryetarët, përkrah Topallit e Patozit.
Të gjitha këto lëvizje nga Berisha bëhen dhe nën dritën e zhvillimeve brenda PS, ku me zgjedhjen e forumeve të reja janë rritur keqkuptimet e hatërmbetjet, duke akuzuar jo pak liderin Rama. Ndërsa Berisha tregohet shumë i kujdesshëm në këto ekuilibre që mund të jenë të brishta, për nivelet e dyta në PD.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Furrat e bukës, OSHEE apel subjekteve të deklarojnë kontratat dhe të aplikojnë për ndryshimin e tarifës 14 lek/kWh

Furrat e bukës, OSHEE apel subjekteve të deklarojnë kontratat dhe të aplikojnë për ndryshimin e tarifës 14 lek/kWh