TIRANE- Marrja e pushtetit nga Partia Demokratike nuk do të mund të kalonte pa ndëshkuar kundërshtarët. Komisioni parlamentar i vitit 2006 ka administruar dokumentet e propozimeve për emërime dhe shkarkime, të paraqitura në ministri dhe Drejtori, që mbajnë vulën e degëve përkatëse të demokratëve. Madje, në një shkresë të sekretarit të PD Tiranë, sot President, Bujar Nishani, propozohet largimi nga puna i mbështetësve të fushatës së Anastas Angjelit. Ndërkohë që po ashtu, PD vetëm dy muaj nga marrja e pushtetit paraqet një vendim ku kërkohet përshpejtimi i procedurave për shkarkimet dhe emërimet e reja në administratë.

Shkarkimet
Me ankesat e formës së “propozim partie” sekretari i PD Tiranë ka kërkuar heqjen nga puna të një sërë punonjësve që në fushatë kanë mbështetur kundërshtarët e tyre. Në dokumentin që mban numrin 219 i datës 22.11.2005, Nishani sekretar i degës Tiranë ankohet për tre punonjës H.O, M.S dhe S.Gj. Të tre, sipas shkresës, punonjës në Tatime të Tiranës. Ankesa vjen për shkak se kanë qenë pjesëmarrës aktiv në fushatën e kandidatit të PS-së Anastas Angjeli.

Ndërsa si argument është theksuar depolitizimi i institucionit të Tatimeve. Por ndër të tjera në një shënim me dorë në letrën e dërguar prej PD-Tiranë, kërkohet të veprohet si rradhët e shkuara. “Znj. L… Si për rastin e parë të largohen nga puna”, thuhet në shënimin mbivendosur letrës së PD. Ndërkohë që nga degët e demokratëve që sapo morën pushtetin, kërkohet marrja në punë e personave që kanë qenë mbështetës të tyre. Propozimet e rekrutimit në pinë vijnë për pozicionet nga më të ulët te drejtorët e drejtorive.

PD kërkon
Në rotacionin e pushteteve shqetësim për vonesën e emërimeve të reja. Në një urdhëresë të dërguar prej PD grupeve të punës, kërkohet shikimi me përparësi i pranimeve të atyrë që kanë dhënë kontribut kryesor, sidomos në numërimin e votave. Në dokumentin e administruar prej komisionit hetimor, dhe që i drejtohet Fatos Bejës si kreu i grupit në Fier nënvizohet se në pranimet në punë: “Do të parapëlqehen dhe vlerësohen kandidaturat që kanë luajtur rol të veçantë në fitoren e 3 korrikut, kryetarë shtabesh dhe komisionesh KZZ, anëtarët e shtabeve dhe komisionerët e të gjithë niveleve”.

Në këtë mënyrë duket se PD ka nisur largimin e personave që kishin lidhje politike, apo dhe që nuk i kishin mbështetur dhe afrimin e personave të tjerë politik. Ndërsa po në të njëjtin dokument që mban numër 1484, i datës 10 tetor 2005 kërkohet që “degët dhe nëndegët që fituan zgjedhjet do të kenë përparësine e propozimeve”. Por, gjithsesi selia blu ka kërkuar që në projektin e punësimet të përfshihen dhe degët që nuk kanë arritur të kenë një rezultat pozitiv. Ashtu si dhe shënohet në letër “Pavarësisht rezultatit një përfaqësim minimal do të ishte i preferueshëm”.

Ndërkohë që urdhëresa i ka dhënë dhe zgjidhje situatës në momentet kur disa kandidatë debatojnë apo nuk janë dakord me personin që do të merret në punë. Në rastet kur nuk PD e zonës nuk ka mirëkuptim, kreu i grupit të punës do të kishte tagrin të vendoste mbi përzgjedhjet. Ndërsa prupi Iipunës propozimet ia adreson autoriteteve qendrore të cilat do të realizonin dhe rekrutimin.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)