TIRANE- Partia Demokratike me anë të fjalës së deputetit Florion Mima, ka akuzuar qeverinë se në arkat e shtetit mungojnë 30 mln dollarë, të cilat duhej të ishin mbledhur vetëm nga rritja e taksave të akcizës, Sipas Mimos borxhi i qeverisë marrë nga FMN-ja do të jetë nën vëzhgimin e PD-së.
“Në dy muajt e parë të vitit 2014, vetëm nga rritja e akcizës, taksës së qarkullimit, tatimit mbi të ardhurat personale, tatimit mbi fitimin, tatimit të pasurisë dhe kontributit të sigurimeve shëndetësore do të duhej të vinin në buxhet si të ardhura shtesë 2 miliardë Lekë çdo muaj, ose 4 miliardë për dymujorin e parë, ndërkohë që janë arkëtuar vetëm 1 miliard Lekë. Qeveria duhet të shpjegojë se ku kanë shkuar këto 3 miliardë Lekë ose rreth 30 milionë Dollarë që mungojnë e të cilat duhet të vinin vetëm si rezultat i rritjes së taksave.”-është shprehur Mima.
Nga ana tjetër Florion Mima ka prekur dhe çështjen e marrjes së borxhit të FMN-së nga ana e qeverisë Rama, e cila sipas demokratit nuk do të lihet në heshtje dhe pa u vëzhguar.
“Në lidhje me marrëveshjen e arritur me FMN-në, Partia Demokratike deklaron se ajo nuk do të heshtë kur pjesëtarë të kabinetit qeveritar tallen e gënjejnë popullin se gjoja borxhi i ri që po marrim nga FMN-ja ka vetëm një qëllim: uljen e borxhit të vendit. Këto përralla le t’ia tregojnë “Rilindasi-rilindasit”, popullit t’i gjejnë punë, sikurse i premtuan.”-pohoi demokrati.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com