TIRANE- Partia Demokratike ashtu si Presidenti Nishani do të çojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Parlamentit për shkarkimin e ish-kryeinspektores së ILDKP-së Zana Xhuka. Burime nga selia blu bëjnë me dije se firmat e deputetëve janë mbledhur dhe se ky ankimim do të bëhet brenda kësaj jave.

Sipas PD-së, argumenti mbetet në shkeljen e parimit të ligjshmërisë dhe proçedurave parlamentare dhe paligjshmëria e anulimit të një legjislature nga një legjislaturë tjetër. Ky pretendim I tyre vjen nga fakti se mazhoranca krahas shkarkimit të Zana Xhukës, bëri edhe emërimin e Shkëlqim Ganajt në krye të ILDKP.

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)