PD: Nafta dhe cigaret, kompanitë
abuzim me pagesën e akcizës

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima theksoi dje se kompanitë e naftës dhe cigareve kanë bërë një abuzim me pagesën e akcizës. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Mima mori shkasë nga të ardhurat doganore që për 100 ditët e para të qeverisjes socialiste, ku sipas të dhënave, është tejkaluar pritshmëria në vlerat me 129 për qind. Sipas Mimës, ky tejkalim i të ardhurave të doganave ka ndodhur për shkak se kompanitë e naftës dhe cigareve rritën importin e tyre në vend gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2013 në mënyrë që ta shisnin mallin me çmim më të shtrejtë në muajin janar 2014, që përkon dhe me hyrjen në fuqi të paketës së re fiskale. “Shqiptarët do të paguajnë edhe për gjoja tejkalimet e të ardhurave.

Sasitë dy apo trefish më të larta në ç’doganimin e cigareve dhe karburanteve gjatë muajit dhjetor 2013, për të shmangur regjimin e ri fiskal me taksat e reja që do të hynin në fuqi me 1 janar 2014, përfaqësojnë para qe jo vetëm mungojnë në arkën e përbashkët të shqiptarëve, por që në të njëjtën kohë u zhvaten atyre paralelisht njëlloj sikur për këto mallra të ishin paguar akciza e re dhe taksa e re e qarkullimit duke aplikuar çmime të rritura egzaktësisht sa masa e taksave të reja”,- theksoi Mima. Gjatë fjalës së tij, ish-ministri i Ekonomisë akuzoi qeverinë se ky abuzim është bërë nga persona që janë pranë qeverisë dhe se për këtë duhet bërë një hetim për të shmangur abuzimin me çmimet. “Ne kemi arsye të besojmë se e gjithë kjo maskaradë zhvatjeje është e dirigjuar nga duar pranë qeverisë.

Konsulentit kryesor të huaj të kësaj agjencie, ndonëse të përzgjedhur në kundërshtim me ligjet në fuqi të vendit, por që paguhet nga paratë e taksapaguesve shqiptare, i takon, në bazë të ligjit, të investigojë këtë skemë korruptive evazioni, shmangieje dhe zhvatjeje të qytetarëve në vlerën e dhjetëra milionë dollarëve dhe të propozojë të njëjtat masa apo aksione që do të kishte ndërmarrë në vendin e vet për të garantuar që paratë që populli paguan me çmime të kripura me gjoja taksat e reja të shkojnë në arkën e përbashkët të të gjithë shqiptarëve dhe jo ne xhepat e qeveritarëve të korruptuar”, theksoi Mima. Në vijim të deklaratës së tij, deputeti i opozitë nuk kurseu as tonet e akuzës ndaj mazhorancës duke theksuar se ky tejkalim i të ardhurave ka ndodhur për shkak të aktit noramtiv të qeverisë, për huan që mori në fillim të mandatitmit të saj. Sipas Mimës, qeveria nuk e kishte të nevojshme këtë hua gjë kjo që sipas tij tregohet edhe nga të ardhurat doganore.

“Mbrëmë, teksa dëgjonim 'paradën e sukseseve' të agjencisë kryesore të të hyrave publike, me gjoja tejkalime me 28% të planit të ulur të të ardhurave, miratuar me Aktin Normativ të fundvitit 2013, nuk kishte si mos të të binte në sy se kjo shifër ishte pikërisht ajo që ne paralajmëruam që të ardhurat të mos uleshin dhe të mos borxhohej vendi në mënyrë të panevojshme, por të përvisheshin mëngët dhe të mblidheshin të hyrat që ekonomia reale, jo ajo në krizë e Edi Ramës, prodhonte. Askush nuk na dëgjoi, plani i të hyrave u ul dhe vendi u borxhua në mënyrën më kriminale. Shqiptarët duhet ta dinë se ata do të paguajnë interesa direkt nga xhepi i tyre për një borxh që nuk u duhej atyre por që i duhej qeverisë për të brohoritur tejkalimet”, - tha ai.
 

 Shkrimi u publikua sot (08.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën