PD: Çdo produkt pa kontributin
e opozitës, cenon kompromisin

PD: Çdo produkt pa kontributin<br />e opozitës, cenon kompromisin
Vetëm pak minuta pas konferencës për shtyp të kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, ka ardhur reagimi nga kampi opozitar. Anëtari i këtij komisioni Eduart Halimi tha se opozita është pjesë e këtij procesi jetik për t'i dhënë fund kapjes nga maxhoranca të sistemit të drjetësisë. Nga selia, blu Halimi deklaroi se një reformë pa kontributin e opozitës do të ishte fatale për drejtësinë dhe për të ardhmen e vendit.

“Partia Demokratike është e vendosur për një reformë që t’i japë fund qëndrimit në detyrë të gjyqtarëve të paaftë, të kapur, e të korruptuar që lirojnë trafikantët, vrasësit dhe baronët e drogës e lidhur me pushtetin, dhe mbajnë në burg të varfëritë që nuk kanë mundësi të paguajnë”, tha deputeti i PD-së.

Por, nga ana tjetër Halimi tha se reforma duhet t’i japë fund edhe përpjekjeve të mazhorancës për kapjen e drejtësisë. Gjithashtu ai kërkoi që qeveria të mos miratoi asnjë propozim pa kontributin e opozitës pasi kjo gjë do të cenonte konsensusin.

“Vetëm një proces i përbashkët dhe me trasparence do të jete garanci për një reforme konsesuale dhe të suksesshme. Çdo produkt i komisionit të Reformës që nuk do të përfshinte kontributin e opozitës,  do te ishte shkatërrues për konsesusin dhe po aq për suksesin dhe jetëgjatësinë e kësaj reforme jetike për të ardhmen e vendit”, tha deputeti demokrat.

Halimi shprehu rezerva për Komisionin e Posaçëm duke thënë se, “në çdo mbledhje te grupit të ekspertëve të nivelit të lartë për këtë proces dhe përgatitjen e çdo produkti, të marrin pjesë ekspertet e nivelit të lartë të caktuar nga opozita”. Ai nënvizoi se “asnjë njoftim për mbledhje të ndonjë grupi punë nuk është përcjellë deri tani as tek unë dhe as tek ekspertët e emëruar para 2 javësh nga komisioni”.

 “Ndaj i kërkoj sot jo vetëm stafit politik dhe teknik të komisionit, por të gjithë përfaqësuesve të misionit Euralius, OPDAT dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare që bashkëdrejtojnë grupet e ekspertëve të nivelit të lartë, që në çdo mbledhje që do të zhvillojnë të informojnë opozitën, të përfshijnë ekspertët e caktuar nga opozita, në mënyrë që produkti që do të dalë nga dita e emërimit e tyre, padyshim dhe nga sot, të jetë produkt i diskutuar dhe me ekspertët e nivelit të lartë të caktuar prej nesh’, tha Eduard Halimi.

Ai e mbylli deklaratën duke thënë se, “transparenca dhe sinqeriteti në këtë fazë të reformës është jetik për të ardhmen e saj”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet