TIRANE - Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të LSI Luan Rama dhe Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla.
 
Përmes një komunikate për shtyp, PD dënon qëndrimet e deputetëve të mazhorancës duke e cilësuar këtë si mbështetje të krimit dhe korrupsionit. Selia blu thekson se riciklimi i krimit dhe korrupsionit është një kërcënim për të ardhmen e vendit, duke shtuar se dekrimializimi është një emergjencë kombëtare.
 
“Partia Demokratike dënon qëndrimet e përsëritura të dyshes Rama-Meta në mbështetje të krimit dhe të korrupsionit. Riciklimi i krimit dhe i korrupsionit në politikë është kërcënimi më i madh për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Përdorimi i rekordeve kriminale të deputetëve të inkriminuar për të mbyllur hetimet e drejtësisë përbën provë flagrante të kapjes së shtetit nga kupola mafioze e dyshes Rama-Meta. Dekriminalizimi është sot një emergjencë kombëtare. Askush dhe asgjë nuk do të na ndalë në këtë mision jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët pa dallim.” thuhet në komunikatën e PD

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)