PD: Ka një përgjegjës për vonesën
e ndërtimit të Xhamisë, Edi Rama

PD: Ka një përgjegjës për vonesën<br />e ndërtimit të Xhamisë, Edi Rama
TIRANE - Partia Demokratike ak akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për vonesën e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në kryeqytet, pasi sipas PD.

Deputetja e PD, Majlinda Bregu akuzoi kryeministrin se si shef qeverie ashtu edhe në kohën kur ishte kryetar bashkie i kryeqytetit, ka bllokuar për 13 vite në mënyrë të njëpasnjëshme ndërtimin e Xhamisë së Madhe.

Sipas Bregut, dorëzimi i lejes së ndërtimit të Xhamisë së Madhe për komunitetin mysliman nga kryeministri Rama është një hipokrizi, pasi cështja është në gjykatë, dhe se projekti është vënë në rrezik.

Më poshtë deklarata e plotë për mediat e deputetes së PD, Majlinda Bregu:
E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshehni realitetin”. Eshte me vend kjo porosi nga Kurani i shenjte, për këdo harron të vërtetën e ndërtimit të xhamisë së Tiranës. Nëse ka një përgjegjës sot për vonesën e ndërtimit të Xhamisë së Madhe, ai është Edi Rama. Për 11 vite si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ai u bë pengesë dhe bllokoi mundësitë për ngritjen e këtij objekti kulti, kaq të nevojshëm për besimtarët muslimanë. Për 11 vite si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ai nuk i dëgjoi dhe nuk u konsultua as një ditë të vetme me përfaqësuesit e komunitetit, por tentoi t’u shesë atyre një projekt të dizenjuar në ateliene e interesave të tij, në kundërshtim me ligjet dhe me kodin etik të komunitetit musliman. Dhe kur me ndryshimin e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, zëri i komunitetit u degjua, xhamia u pojektua, trualli u negociua sepse natyrisht akush nuk mund te pranoje të falet në një objekt kulti ku nuk është respektuar e drejta e pronësisë, shfaqet sërish Edi Rama që e bllokoi projektin.Kjo është historia armiqësore e Edi Ramës me aspiratën e ligjshme të besimtarëve muslimanë. Një bllokues serial, sa herë që i jepet mundësia. Sot bëri hipokritin, duke u lënë në dorë një copë letër. Por para se t’u thotë ja ku e keni,  duhet të thoshte  se tashmë cështja është në gjykatë, dhe projekti është vënë në rrezik, vetëm e vetëm për shkak të Edi Ramës dhe trilleve të tij personale. Ai nuk mund të lajë duart me Xhaminë që e ka bllokuar prej 13 vitesh tashmë, 11 vite si kryetar bashkie e pothuaj dy vite si kryeministër. Nuk mund t’u lërë në derë besimtarëve një objekt të shenjtë kulti, me konflikt pronësie në mes.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën