PD: Predikon lirinë e shprehjes ai
që sulmon fjalën e lirë dhe opozitën

PD: Predikon lirinë e shprehjes ai<br />që sulmon fjalën e lirë dhe opozitën
TIRANE - Pas daljes në konferencë për shtyp të kryeministrit Edi Rama me katër klerikët e besimeve fetare që morën pjesë në marshimin e paqes një ditë më parë në Franë, reagon Partia Demokratike, duke e cilësuar fjalën e kryeministrit si propagandë boshe mbi lirinë e fjalës.

Sipas Partisë Demokratike Rama nuk e duron dot lirinë e shprehjes, pasi edhe pse shpenzoi një orë në konferencë, nuk denoi kërcenimet me jetë të fjalës së lirë të kreut të opozitës dhe përfaqësuesve të saj.

Më poshtë deklarata e plotë për mediat e zëdhënëses së PD, Orjela Nebiaj: 

Fjalë dhe vetëm fjalë, vijnë nga Edi Rama, i cili shpenzoi më shumë se një orë me një propagandë që është krejt e kundërta e akteve të tij konkrete, e sjelljes së tij në realitet, e kursit që ndjek. Më shumë se një orë predikoi lirinë e shprehjes, por nuk gjeti asnjë minutë për të dënuar apo për t’u distancuar nga kërcënimi që i është bërë kryetarit të opozitës, pikërisht për fjalën. Predikon lirinë e shprehjes ndërkohë që përgenjështron vetën e tij në cdo hap që hedh. Edi Rama është ai që organizoi goditjen fizike ndaj deputetit të opozitës, pikërisht ngaqë nuk përballon lirinë e shprehjes. Eshtë ai që frymëzon kërcënimin me jetë të përfaqësuesve të opozitës, sepse ai nuk e duron dot lirinë e shprehjes. Ndaj ka sjellë në administratë, zyra e deri në parlament, persona të inkriminuar, ata që janë errësira, e kundërta e lirisë së shprehjes. Ndaj Edi Rama ofron lehtësi e favore qeveritare për banditë të cilët lirinë që e kanë të sigurta nga qeveria, e shfrytëzojnë për të kërcënuar fjalën e lirë. Me Edi Ramën liria e të shprehurit po zëvendësohet nga presioni i gjithanshëm  ndaj mediave, zërave kritikë e shoqërisë civile. Pikërisht sot në ditën e predikimit të tij të gjatë u dhunua një gazetar investigues vetëm 50 metra larg dyerve të komisariatit. Këto janë ngjarje që lidhen direkt me përgjegjësinë e Edi Ramës, e për të cilat ai nuk mban asnjë përgjegjësi. Propaganda dhe tjerrja pa fund e fjalëve për tema të tjera, janë një kostum që i rri shumë gjërë kryeministrit tonë, dhe janë një përpjekje e dëshpëruar për t’u fshehur nga realiteti i zymtë e lirisë së shprehjes që ai ka krijuar. Ndaj sa herë që Edi Rama të flasë për lirinë e të shprehurit, është e sigurtë audienca e telenovelave të pasdites. Ai nuk bind më askënd dhe qytetarët nuk harxhojnë asnjë dekikë të jetës së tyre plot halle për retoriken boshe e të tejfryrë të kryeministrit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!