PD: Rama e Tahiri fshehin fakte
tronditëse për grabitjen në Rinas‏

PD: Rama e Tahiri fshehin fakte<br />tronditëse për grabitjen në Rinas‏
Partia Demokratike ka vazhduar edhe ditën e sotme akuzat ndaj Ramës dhe Tahirit për grabitjen e bujshme në aeroportin 'Nënë Tereza' dy ditë më parë. Sipas Kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, Kryeministri Rama dhe ministri i brendshëm Tahiri po fshehin fakte tronditëse nga grabitja e parave.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të hetojë me intensitet të gjithë rrethanat e dyshimta e të nxjerrë përgjegjesitë nga i pari tek i fundit, për grabitjen e armatosur të aeroportit të Rinasit që është një prej goditjeve më të mëdha të sigurisë publike dhe sigurisë kombëtare në vend. ​


Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj

 Rama dhe Tahiri po mbajnë të fshehta disa fakte tronditëse në lidhje me grabitjen në pistën e Aeroportit të Rinasit.

 Fakte që dëshmojnë implikimin e shefave të rëndësishëm të Tahirit në këtë histori.

 Fakte të pakundërshtueshme tregojnë se Policia është njoftuar nga autoritetet e Aeroportit brenda 1 minuti, pra sapo ngjarja ka ndodhur, por përgjigja ka qënë se Furgoni i Policisë ndodhet në pistë për të pritur dhe shoqëruar persona të deportuar. 

 Edhe pse një furgon i grupit të gatshëm gjendej aty i dislokuar, pas sulmeve të Stambollit, Policia ka arritur në vendngjarje vetëm pas 30 minutash. Dy akset e vetme nga mund të ikin grabitësit, ai nga Rinasi në Tiranë dhe Rinas-Fushe Krujë, nuk u bllokuan nga Policia në kohën e duhur.

 Qeveria, Rama-Tahiri, po tentojnë të servirin të dhëna të genjeshtërta për shumën e grabitur, duke u përpjekur të zvogëlojnë përmasat e grabitjes me armë e me maska në pistën e avionave, ndërsa e vërteta është se bëhet fjalë për disa milionë euro. Burime serioze pranë bankave të nivelit të dytë flasin për një shumë rreth 10 milionë euro.

 Të gjitha këto rrethana tregojnë dhe një herë fuqinë që ka marrë krimi me Ramën e Tahirin, dhe dëshmojnë inkriminim të pikave kyçe të policisë.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të hetojë me intensitet të gjithë rrethanat e dyshimta e të nxjerrë përgjegjesitë nga i pari tek i fundit, për grabitjen e armatosur të Aeroportit të Rinasit që është një prej goditjeve më të mëdha të sigurisë publike dhe sigurisë kombëtare në vend.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)​

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'