PD: Ndërkombëtarët të alarmuar
nga loja e borxheve të Edi Ramës

PD: Ndërkombëtarët të alarmuar<br />nga loja e borxheve të Edi Ramës
TIRANË - Pas 2 vitesh qeverisje partnerët ndërkombëtare janë të alarmuar nga loja e borxheve të Edi Ramës. Kështu është shprehur Kordinatorit për Ekonominë dhe Financat në PD, Mateo Spaho.

Ai tha se rritja e menjëhershme e borxhit publik me 12 për qind te Produktit të Brendshem Bruto (PBB) për te mbuluar evazionin e korrupsionin e dyshes Rama- Meta përgatiti recesionin ekonomik.

Më tej ai tha se edhe Komisioni Evropian ka lëshuar alarmin lidhur me borxhin publik të Shqipërisë, pasi niveli i lartë i tij po largon edhe “FMN” nga Shqipëria

“Pas 2 vitesh qeverisje partnerët ndërkombëtare janë të alarmuar nga loja e borxheve të Edi Ramës. Rritja e menjëhershme e borxhit publik me 12 për qind te Produktit te Brendshem Bruto (PBB) per te mbuluar evazionin e korrupsionin e dyshes Rama- Meta  pergatiti recesionin ekonomik qe sipas Patrizio Pagano, drejtor ekzekutiv në Bankës Botërore për Shqipërinë e kërcënon seriozisht Shqipërinë.
Edhe Komisioni Europian paralajmëron se niveli i lartë i borxhit publik mbetet një burim rreziku për ekonominë shqiptare. Në raportin e tij thekson se, niveli i borxhit të Shqipërisë  mbi 70% të PBB-së, rrit rrezikun e marrjes hua dhe interesat e borxhit, si edhe përkeqëson klimën e biznesit. Sipas ketij raporti, gjysma e borxhit të brendshëm është afatshkurtër, dhe ka rrezik për rifinancimin e tij që arrin në 20% të PBB-së dhe nuk mund të përballohet nga bankat vendase. Ndërsa borxhi i jashtëm është në nivele të larta, 29.1% të PBB-së dhe,  pesha e tij po rritet. 
Komisioni Europian ka lëshuar alarmin lidhur me borxhin publik të Shqipërisë mbasi niveli i lartë po largon edhe “FMN” nga Shqipëria. Para pak ditësh “FMN” mbylli bashkëpunimin dyvjecar me qeverinë shqiptare pa rifirmosur bashkëpunimin, mbasi ekonomia shqiptare nuk u stabilizua dhe rreziku i krizës eshte shtuar. Që në muajt e parë qeveria Rama u ndihmua dhe u lejua të marrë borxh për të shlyer borxh. Partia Demokratike e ka paralajmëruar rrezikun, ndërsa mazhoranca e kundërshtoi duke premtuar uljen e borxhit. Dhe sot ekonomia shqiptare eshte ne recesion nga mos mbledhja e të ardhurave, nga korrupsioni i lartë në tatime e dogana dhe nga marrja e borxhit me interes të lartë për shpenzime luksi qeveritar. Përvec këtyre Patrizio Pagano thekson se, mungojnë një mjedis miqësor për biznesin, një sistem taksash i qartë dhe efiçent, një gjyqësor efiçent dhe të drejtat e qarta të pronësisë, që janë faktorët më të rëndësishëm dhe të nevojshëm për tërheqjen e investitorëve.
Dështimet pranohen edhe nga kreu i “Croën Agents”, i cili tha: “Dështuam me doganat, nuk ka transparencë dhe ka korrupsion kudo”. Ai pranoi që të ardhurat nga akciza e cigareve janë ulur, mungon respekti ndaj ligjit nga të dyja palët dhe se, stafi doganor është i paaftë dhe I korruptuar. Per keto arsye kemi rreth 800 mijë ton cigare dhe 40 mije ton karburante të c’doganuara më pak se viti i kaluar dhe në arken e shtetit mungojnë 150 milion dollarë.
Dështimi me borxhin publik bëri që Rama të shmangë edhe kontrollin nga Kuvendi I Shqipërisë, duke hequr detyrimin e Qeverisë për ratifikimin në Kuvend të kredive të huaja. Rreziqet nga borxhi janë në rritje, mbasi kompanitë ndërkombëtare të vlerësimit e kanë ulur vlerësimin e Shqiperisë me 1 shkallë dhe për shkak të krizës Greke, c’vlerësimi mund të rritet akoma. Kjo pra është gjendja reale e ekonomisë së vendit, si pasojë e korrupsionit, abuzimit e vjedhjes masive të dyshes Rama-Meta  dhe tërë strukturës së tyre që ka kapur doganat e tatimet, duke mbushur xhepat e tyre, duke blere vota e duke thelluar krizën e varferinë për shqiptarët
,” – tha Spaho.
  
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer