PD ndërron sërish mendje për 'Mini-Shengenin Ballkanik', Pollo: Projekt i padobishëm, i qëndrojmë sulmeve ndaj Ramës

Dy ditë pasi e quajtën historike Ish deputeti i PD-së, Genc Pollo ka bërë një shkrim të gjatë ku i qëndron akuzave ndaj kryeministrit Rama, i cili sipas tij ai nuk është patriot.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pollo shkruan se insistimi i Ramës për të përdorur Marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë Kosovë-Serbi për t'u vetëshpallur sërish edhe patriot edhe vizionar, sipas tij të kujton hilera e marifete që bëjnë njerëzit për të hequr sikletin.

"Mini Shengeni është një nismë e cila sot e kësaj dite nuk ka një dokument themelues apo program të shkruar; është iniciuar nga shteti i vetëm në Ballkan që ka marrëveshje me bllokun tregtar e organizatën e sigurisë të udhehequr nga Rusia dhe në rastin më pozitiv i shërben vetëm egomanisë së udheheqësit të ditës e partnerëve të tij rreth e rrotull", shkruan Pollo.

Postimi i plotë:

Mini Shengeni si rrota e Minush Jeros

Dikur nga vitet shtatëdhjetë thuhet se regjizori Minush Jero përdori një rrotë stërmadhe traktori si truk për të gozhduar aty vëmendjen e censorëve të realizmit socialist në mënyrë që ata të mos vërenin devijimiet e pjesës teatrale nga dogma artistike e kohës. Në fund të ditës Jero pranoi të hiqte rrotën nga skena, pjesa teatrale nuk pësoi tjetër gëshërë dhe Jero, censorët e publiku i teatrit mbetën të kënaqur.

Varrosja e coptimit të Kosovës si fitore e madhe por e heshtur

Nuk jam krejt i sigurt se krahasimi i rrotës së traktorit me Mini-Shengenin Ballkanik është i duhur e i përshtatshëm por insistimi i z Rama për të përdorur Marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë Kosovë-Serbi për t'u vetëshpallur sërish edhe patriot edhe vizionar të kujton hilera e marifete që bëjnë njerëzit për të hequr sikletin.

Përsa i përket rolit të z. Rama në këto çështje do të thoja se Marrëveshja spikat me "elefantin që mungon" ose me copëtimin territorial të Kosovës i cili vite më parë fatkeqësisht u mbështet nga aventurizmi i zonjës Federica Mogherini, asokohe Përfaqsuese e Lartë për Politikën e Jashtëme dhe zv Presidente e Komisionit Europian si dhe nga ideologjizmi i ambasadorit John Bolton, asokohe Këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të ShBA. E për të mos ja lënë gjithmonë fajin në derë tjetrit apo të huajit, siç bëhet shpesh në viset tona, duhet të rithemi se ata nuk e shpikën vetë këtë propozim. Propozuesit ishin presidenti i Serbisë, homologu i tij në Prishtinë me mbështetijen e angazhimin superaktiv të kryeministrit të Tiranës.

Kjo ide e cila do të gjymtonte funksionimin e Kosovës si shtet e si ekonomi si dhe do të destabilizonte Ballkanin e më gjerë fillimisht u bllokua në Europë nga liderë seriozë e të përgjegjshëm dhe me marrëveshjen e javës së shkuar mund të quhet e varrosur nga administrata Trump.

Përmendja pa vend e Mini Shengenit nga Rama e të ngjashëm për të spostuar vëmendjen, por edhe debati legjitim për atë që u arrit, apo edhe nuk u arrit në Ëashington nuk lipset të na fshijë nga kujtesa që një fatkeqësi nga dora e njeriut në postin e gabuar evitua; përkundrazi duhet të gjejmë se si të evitohet përsëritja në të ardhmen.

Për MiniShengenin në grahmat e fundit nëse është akoma gjallë.

Kryeministri Hoti deklaroi pas nënshkrimit të marrëveshjes se ai e kishte pranuar përfshirjen e Kosovës në Mini Shengen pasi kjo ju kërkua nga ndërmjetësit amerikanë. Dhe krejt e arsyeshme që këta të fundit mbasi i imponuan presidentit serb të pranonte me shkrim reduktimin e vartësisë energjitike nga Rusia, refuzimin e teknologjisë kineze në rrjetet 5G e të tjera si këto nuk mund t'i refuzonin një karamele pa kosto, madje edhe pa domethënie, si Mini Shengeni, një projekt personal i z. Vučić.

Por në vetvete Mini Shengeni është pa domethënie pasi katër liritë e BE në Ballkanin Perëndimor mund të realizohen plotësisht vetëm pas antarësimit në BE. Për realizimin gradual të tyre e nxitjen e tregut rajonal ekzistojnë mekanizma e institucione rajonale ku shtetet e Ballkanit janë antare. Kështu p.sh janë CEFTA me sekretariat në Bruksel e Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit me seli në Sarajevë të cilat kanë përkrahjen e plotë të Bashkimit Europian e të Amerikës.

Ishin këto institucione që gjatë pandemisë, në koordinim me Komisionin Europian, arritën të realizojnë "korridoret e gjelbra" në Ballkan për të shpëtuar tregtinë rajonale nga asfiksia e kufijve të mbyllur. Për. Mini Shengenin nuk u kujtua kush.

Mini Shengeni është një nismë e cila sot e kësaj dite nuk ka një dokument themelues apo program të shkruar; është iniciuar nga shteti i vetëm në Ballkan që ka marrëveshje me bllokun tregtar e organizatën e sigurisë të udhehequr nga Rusia dhe në rastin më pozitiv i shërben vetëm egomanisë së udheheqësit të ditës e partnerëve të tij rreth e rrotull.

Fakti që samiti i Mini Shengenit i njoftuar që do të mbahej në Beograd në janar (dy muaj para shpalljes së pandemisë) u anullua e u la në heshtje mund të jetë fare mirë një shenjë se edhe kjo nismë mund të jetë rrugës drejt Varrezës së Projekteve të Padobishme.

Genc Pollo

Ish ministër e deputet

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tili: 06/09/2020 19:27

    Zhduku na syt o turi der i ogrenit...u kthyet ne klloun o dite zi ..estrad e ballshit u bet ...thoshin qemoti,...

    Përgjigju
  • Fran Uci: 06/09/2020 19:25

    Edhe fecka e thiut (derrit ) tim eshte me simpatike se koka e Pollo Kuqit

    Përgjigju
  • Detari: 06/09/2020 18:21

    O kok kuq,po ku ke k*qe te ballafaqohesh me Kryeministrin.

    Përgjigju
  • ERP: 06/09/2020 18:04

    Mjere PD-ja qe duhet te ishte partia e shpreses. Ka degraduar gradualisht ne nje fasade per te mbrojtur familjen Berisha dhe per te vene ca gjoba lulushi

    Përgjigju
  • Tosi: 06/09/2020 17:58

    Foli njehere dhe ky Genc Barbuni, ik mor hunderr apo do nje vend ne liste pas krricit te Faros

    Përgjigju
  • F-35: 06/09/2020 17:56

    Duket e paska pickuar greku sot Kuqo mercinen! Si shpesh po ja nderrojne vijen e sjelljes nevojtores!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja