Ndërkohë, Leonard Olli, kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak i ka kërkuar bashkisë dhe qeverisë që të ndërhyjë në mënyrë urgjente në këtë zonë, pasi situata aty është shumë e rënduar.
Rreth 15 familje të zhvendosura tek Misto Mame janë rikthyer në barakat e tyre tashmë të shkatërruara.
Ja deklarata e plotë e Ollit.
“Këto janë pamje që flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për asnjë koment. Ne sot së bashku me deputet, këshilltarët e PD, anëtarët e Forumit rinor të PD kremi ardhur për të përcellë nga afër shqetësimin që kanë banorët, se cfarë realisht po ndodh: kemi përgatitur disa ndihma solidare modeste për tiu gjendur në këto ditë të vështira pasi siç dëgjuat dhe vetë nga pohimet e banorëve pushteti është inekzistent në tërë kapilarët e tij , duke filluar që nga qeverisja qendrore, ashtu edhe nga Bashkia e Tiranës. Për fat të keq kryetari i bashkisë i sapoardhur nga Sri Lanka bëri vizitat e zakonshme në bulevardet apo ne elementët e më së miri nga zoti Basha kur ishte në detyrë dhe, nuk kërkon aspak të shohë dhe të prekë realitete konkretë.
Kërkohet një ndërhyrje emergjente, kërkohet vetëm një makineri ekskavator për të shpëtuar pronën, shtëpinë pasurinë dhe jetën në vetvete të të gjithë banorëve. Por indiferenca vrastare mungesa totale dhe përgjegjshmëria e zyrtarëve qoftë në nivel local, ashtu edhe qëndror është në parametra të atillë sa mund të shkaktojë tragjedi. Ne i bëjmë apel instancave shtetërore dhe të bashkisë Tiranë të marrin masa të menjëhershme dhe urgjent të vijnë këtu me mjete e tyre pasi nuk bëhet fjalë për të prodhuar politike, po bëhet fjalë për të shpëtuar jetë njerëzish dhe mbi të gjitha pasurinë e vënë gjatë një jetë. Është momenti të lemë deklaratat politike dhe të drejtohemi problematikave dhe halleve të qytetarëve. Është koha të ndërhyjmë menjëherë . Koha nuk pret cdo orë cdo minutë që kalon këtu tek Bregu I Lumit përbën rrezik për jetën e banorëve.
Sigurisht këtu nuk mbetet pas dhe neglizhenca totale vrastare përsa i takon furnizimit me gjërat më elementare, ushqimet dhe ujë të pijshëm në një zonë e cila është prekur ndjeshëm nga përmbytjet dhe është një moment që kërkon përgjegjshmëri të thellë në radhe të parë edhe qytetare por mbi të gjitha në raport me detyrat që u janë besuar zotit Rama ashtu edhe zotit Veliaj. Duhet ndërhyrë, nuk ka kohë për asnjë lloj veprimi tjetër,
Shtëpitë janë duke humbur minutë pas minute nga rrjedha e ujit, jeta e banorëve e fëmijëve e tyre janë në rrëzik, Sot nuk është koha për të bërë deklarata dhe për të bërë xhiro nëpër bulevardin e Tiranës, pune per te cilen ai ka vetem autoresin e bllokimit dhe pazareve ne reduktimin e gjelbrimit por për të ndërhyrë këtu në këtë vend që nga momenti në moment rrezikon të përpihet nga uji.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)