PD: Ndryshime në ligjin e Gjykatës
Kushtetuese, vendimet të zbatohen

PD: Ndryshime në ligjin e Gjykatës<br />Kushtetuese, vendimet të zbatohen
TIRANE - Në nisje të sesionit të ri parlamentar Partia Demokratike do të kërkojë ndryshime ligjore në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, rregulloren e Kuvendit si dhe në ligjin për Komisionet Hetimore. Në një intervistë për A1 Report deputeti demokrat Eduard Halimi shprehet se jane ngritur gurpet e posaçme që po merren me hartimin e këtyre drafteve .

“Do të ketë nevoje për të ndryshuar do të thoja edhe ligji për Gjykatën Kushtetuese në pjesën e ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që vendimet e Gjykatës Kushtetuese të mos lihen në vullnetin dhe dëshirën e kryeministrit, qoftë për t’i botuar ato siç e kemi pasur gjithë praktiken e keqe të vitit të kaluar ku vendimet vetëm shtyheshin dhe nuk botoheshin vetëm për vetëm që ato të mos hynin në fuqi apo qoftë vetëm për të penguar hyrjen në fuqi të ligjeve të Gjykatës Kushtetuese apo ardhjen e atyre pasojave që Gjykata Kushtetuese kishte vendosur. Të gjitha këto drafte janë duke u përgatitur nga ekspert dhe do të jenë për tu diskutuar dhe me pas me fillimin e sesionit parlamentar që është në javën e tretë të janarit”, u shpreh Halimi.

I pyetur nëse do ishte më mirë që ndrhyrjet ne ligjin e Gjykatës Kushtetuese të bëheshinme atë të Reformës në Drejtësi, Halimi theksoi se kjo nuk përbën pengesë.

“Gjithë dokumenti strategjik që do ketë të bëjë me ndërhyrjet ligjore që ta bëjnë eficente marrëveshjen e dhjetorit. Sigurisht do ta adresojnë ndërhyrjen në disa ligje pastaj momenti se kur do të ndërhyhet bashkimi i një çështje me një çështje tjetër do të jetë në vullnetin e sigurisht të të dyja palëve, nuk i imponohet askujt një draft i caktuar dhe një nen i caktuar”, tha deputeti demokrat. 

Një nga pikat e marveshjes mes mazhorancës dhe opozitës ishte dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ngritja e Komisioneve Hetimore nga ana e opozitës si dhe dekriminalizimi i kuvendit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë eNamazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë eNamazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani