PD ndryshon strategji, nuk
braktis punën në komisione

PD ndryshon strategji, nuk<br />braktis punën në komisione
Ditën e djeshme Partia Demokratike ka bërë mnjë kthesë në qëndrimet e saj kundrejt punimeve normale në Kuvend. Kjo pasi depuetetët demokrat kanë qenë të pranishëm në çdo komision përkatës në Kuvend, duke mos braktisur punimet e komisioneve ashtu siç kanë bërë për mëse dy javë radhazi.

Mesa duket kjo tregon reflektimin e opozitës mbi marrëveshjen e nënshkruar më 24 dhjetor ku në pikën e parë të saj thuhet që opozita duhet të jetë pjesë e punimeve në Parlament dhe në komisione. Kështu që pas dy javësh braktisje të vazhdueshme të komisioneve me pretendimin se pa dorëheqjen e Metës nuk ka punime normale në Kuvend, demokratët iu janë rikthyer punimeve normale në komision.

Megjithatë opozita pavarësisht reflektimit të saj ndaj marrëdhënieve me komisionet në Kuvend, nuk ka hequr dorë kërkesa e saj e vazhdueshme për dorëheqjen e kryeparlamentarit Meta. Kjo pasi opozita nuk ka hequr dorë nga përshkallëzimi i protestave të saj me moton “Meta ik”. Ku pavarësisht pjesëmarrjes që lë për të dëshiruar ende vazhdojnë.



Shkrimi u botua në gazeten print Shqiptarja.com


Redaksia Online
(F.i/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm