PD: Në 3 muaj Rama i dha Vilma
Nushit 410 mln lekë në shëndetësi

PD: Në 3 muaj Rama i dha Vilma<br />Nushit 410 mln lekë në shëndetësi
Partia Demokratike denoncon situatën  e rëndë në spitale  ndërsa  vetëm në 3 muaj  Vilma Nushi ka marrë   me bekimin  e kryeministrit Rama 410 milion  lekë  për kontratat  dhe pa asnjë garë.

Sipas zëdhënëses së PD, ndërsa shëndetësia është sektori më i rrënuar, korrupsioni  Rama-Beqa-Nushi  është shtrirë në çdo hallkë  të shëndetësisë.

pd

pd

pd






















Ja deklarata e plotë
Për 3 muaj, nga janari e deri në fund të marsit, Vilma e Edi Ramës ka marrë 410 milionë lekë nga qeveria për të siguruar ilaçet në spitale.
Vilma, mikja dhe donatorja e Edi Ramës, paratë i merr menjëherë, me negociim pa shpallje, pa garë. Në 59 raste, me 59 kontrata. Nga QSUT e në çdo spital të Shqipërisë.
Ja ku janë dokumentat që tregojnë se si TRIMED  e Vilma Nushit e ka emrin në çdo rast, në çdo blerje.
Problemi është se ilace nuk ka.
Shëndetësia është rrënuar në çdo drejtim, ka mungesa të çdo lloji, por shqetësimi më i madh i qytetarëve, i pacientëve dhe familjarëve të tyre është se në spitale nuk ka ilaçe. Dhe ilaçet ata i blejnë vetë.
Ku shkojnë paratë që mikja, që donatorja e Edi Ramës i merr për të siguruar medikamentet, por medikamente nuk ka?
Ky sigurisht nuk është shqetësimi i qeverisë, i Edi Ramës dhe Ilir Beqës.
Ata kanë tjetër prioritet.
Prioriteti i tyre është për të siguruar paratë për Vilmën. Në çdo drejtim. I dhanë 120 milionë euro me check-up-in, dhe ushtrojnë presion ndaj mjekëve që kontrolli të bëhet, letrat të mbushen, që Vilma të marrë paratë. Cilësia e analizave është skandaloze e provuar tashmë publikisht. Përfituesit janë Rama-Beqa-Vilma me qindra milionë eurot që kanë ndarë, qytetarët nuk përfitojnë asgjë.
410 milionë lekë merr sërish vilma për ilaçet në vetëm tre muaj. Përfitues sërish Rama-Beqa-Vilma, se ilaçe nuk ka, qytetarët nuk përfitojnë asgjë.
Kjo është shëndetësia falas e Edi Ramës. Qytetarët pa ilaçe e pa shërbim, Rama-Beqa-Vilma, ndajnë miliona euro.
Ky është korrupsioni që po e provojnë në lëkurë çdo ditë shqiptarët, që përmendet tashmë në çdo raport ndërkombëtar, nga Berlini në Uashington.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv