PD: Në çdo takim shohim shumë entuziazëm, shqiptarët duan ndryshimin! Rama dështoi

PD: Në çdo takim shohim shumë entuziazëm, shqiptarët duan ndryshimin! Rama dështoi

Zëdhënësja e PD-së, Florjana Garo

TIRANË- Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses së saj Florjana Garo ka artikuluar akuza në drejtim të qeverisë së Edi Ramës, sipas ë cilët gjatë 8 viteve kanë dështuar në drejtimin e vendit.

Nga selia blu, Garo thekson se PD-ja se qytetarët kërkojnë ndryshimin dhe ka shumë entuziazëm në çdo takim që bëjnë.

“Rama që ka dështuar dhe e ka bllokuar Shqipёrinё për 8 vite me radhё nuk mund të sjellë ndryshimin që vendi ynë ka aq shumё nevojё. Ndryshimi që na duhet është një qeveri që kujdeset për ju. Paga juaj duhet të jetë më e lartë. Shteti duhet t'ju japë më shumë punë. Ju meritoni të merrni shërbime më të mira shëndetësore dhe arsim më të mirë për fëmijët tuaj. Qeveria duhet të sigurojë që Shqipëria tё jetё më e mirë në mënyrë që fëmijët tuaj të mos largohen nё vende tё tjera

Për të qenë të suksesshëm duhet të largojmё Ramën sepse Rama e ka bllokuar vendin tonё për 8 vjet. Nuk ka rëndësi se kush është në listën e Ramës dhe kush është pas tij. Ajo që ka rëndësi është që Rama është problemi i Shqipërisë dhe po nuk u larguar ai - nuk do të ketë asnjë ndryshim.

Ne shohim entuziazëm te qytetareve në çdo vend qe shkojmë . Qytetarët e Shqipërisë duan ndryshim. Qytetarët e Shqipërisë duan një qeveri të re që të kujdeset për ta. Ata janë lodhur nga premtimet boshe të Ramës, se ai nuk punon dhe nuk do të mbajë asnjë premtim! Jemi lodhur nga Rama, është koha për një ndryshim”, tha Garo.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 16/03/2021 14:23

    Po PD ishte ne opozite dhe deshtoi e jo me ne qeveri! As opozite nuk ben dot, ose largohet ose dhune, tjeter alternative nuk di, do vetem te riktheje drejtorat dhe sekseret ne pune...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?