PD në Cërrik: Buxheti ndëshkon
të varfrit, e çdo kategori në nevojë

PD në Cërrik: Buxheti ndëshkon<br />të varfrit, e çdo kategori në nevojë
CËRRIK - Deputetët demokratë të Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale kanë zhvilluar një takim me banorët e Cërrikut në qarkun e Elbasanit. Heqja nga lista e ndihmës ekonomike, shtrenjtimi i energjisë, papunësia e lartë sipas Partisë Demokratike kanë qenë shqetësimet e shprehura nga komuniteti.
 
Kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Servet Duzha u shpreh se rreth 40 për qind e popullsisë në Cërrik janë të papunë dhe se 200 familje janë nxjerrë pa shkak dhe me diskriminim nga lista e ndihmës ekonomike, duke pasur kështu edhe me qindra familje rome dhe egjiptiane të pastreha, pa bukën e gojës dhe pa burime jetese.
 Sipas tij, mbi 900 familje të dëmtuara nga tërmeti i vitit të kaluar janë braktisur nga shteti dhe nuk ka asnjë fond apo projekt për dëmet që kalojnë mbi 300 milion lekë.
 
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është sprehur se e gjithë shoqëria ndjen presion, frikë dhe pesimizëm nga shteti policor i Ramës.
 
Sipas saj buxheti 2015 është një terr i plotë transparence dhe mungesë konsultimi me grupet e interesit dhe grupet në nevojë, nuk ka parashikuar asgjë dhe asnjë fond investimi për Cërrikun dhe për Elbasanin në tërësi.
“Ngrejnë taksat dhe akcizat për të rritur shpenzimet e luksit, mirëqënies, dietave dhe zyrave të tyre. Rritje taksash në kurrizin e lodhur të qytetarëve dhe biznesit, asnjë investim në rrugë, qendra shëndetësore apo shkolla, asnjë fond mbështetje për punishtet fasone, si rrjedhojë zero punësim dhe asnjë fond  në bujqësi.”- ka deklaruar Vokshi.
 
Ndërkohë që Deputetja Jorida Tabaku ka shtuar se kjo është e vetmja qeveri në historinë e demokracisë që ka humbur moralin që në ditët e para të qeverisjes. Ajo tha se qeveria dhe mazhoranca nuk mendon për shqiptarët, për njerëzit në nevojë por vetëm për interesat e saj.
 
 
“Në fakt ai mashtroi me shëndetësinë falas dhe punësimin i cili është  zero. Në janar 2015 me të famshmen reformë në pensione nuk do të ketë as pension minimal.  Çmimi i energjisë rritet 70 përqind, ndërkohë që kompensimi është i papërfillshëm ”,  theksoi Tabaku.
 
Në fjalën e tyre deputetë Arben Imami dhe Adrian Turku thanë se ky buxhet thellon krizën dhe redukton fondin e asistencës në minimum. Asnjë grup social  i rrezikuar dhe në nevojë nuk merr asnjë shpresë nga buxheti Ramës. Kjo qeveri është antipopullorë dhe punon vetëm për favoret e saj dhe interesat klienteliste, u shprehen ata
 
Më pas,banorë të Cërrikut dhe përfaqësues të komunitetit rom ngritën shqetësimet dhe pyetjet e tyre që kishin të bënin me heqjen arrogante të asistencës sociale, papunësisë së lartë, mashtrimit me skemën e dëmshpërblimit të të burgosurve, strehimit, çmimeve dhe taksave të papërballueshme dhe mungesës së investimeve në rrugë, shëndetësi, etj.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën