PD në ethet e listave, Strazimiri:
Sali Berisha është "zot në tokë"

PD në ethet e listave, Strazimiri:<br />Sali Berisha është
Me afrimin e afatit të hartimit dhe dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, në selinë blu e dinë që shumëçka varet nga Sali Berisha. 

Madje edhe kandidimi në zgjedhje, se kush do të jetë në listë dhe kush jo. Ndaj dhe në këtë funksion siç duket kanë nisur edhe "lajkat" e para. 

Bëhet fjalë për deputetin Gent Strazimiri, i proceduar një vit më parë pasi mori pjesë në një protestë kundër këndit të lodrave te parku i liqenit me pistoletë në brez. 

Përmes një statusi në Facebook, Strazimiri e ka krahasuar Berishën me Zotin.
strazimiri
(Postimi i Strazimirit në Facebook)

“Këlcyrë-Mezhgoran-Dragot!

Zoti në qiell dhe Sali Berisha në tokë s’i lanë gjë mangut…

Duhet vetem pak dashuri për këto vende….asgjë më shumë
”, shkruan ai pas një udhëtimin në Këlcyrë, duke postuar fotot e rrugëve që janë shtruar në kohën e Berishës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër