Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta ju desh të ndërpresë vetëm një herë seancën për 5 minuta, në momentin kur të djathtët bllokuan foltoren kur drejt saj tentoi të shkonte deputeti socialist Rakip Suli. Ai është shigjetuar nga të djathtët si përfitues nga fondet publike, për të cilën demokratët kërkuan heqjen e mandatit duke ja çuar çështjen për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese. Por ishte pikërisht rrëzimi i kësaj kërkese në seancën e shkuar, që nxiti këtë reagim bllokues të opozitës.
Edhe në rinisje të seancës, fjalën e ka mbajtur Eduard Halimi i cili tha se"pa u dorëzuar deputetët para drejtësisë nuk mund të ketë seancë normale". Halimi tha se kërkesa e demokratëve është që të futet në axhendë anulimi i vendimit që nuk çoi për shqyrtim në Kushtetuese mandatin e Rakip Sulit. Me këtë deklaratë, demokratët ju drejtuan foltores së Kuvendit duke mos lejuar asnjë deputetë të mbajë fjalën.