Por një vit më parë, Nishani nuk i la aktivistët e shoqatës së dëshmorëve që të ngjiteshin deri tek monumenti i “Nënës Shqipëri”, duke i bllokuar ata me forcën e gardës së republikës, gjë kjo që dallohet nga fotot e homazheve të zhvilluara në 29 nëntorë 2012, ku prezent në ceremoni ishte vetëm presidenti Nishani së bashku me forcat e Gardës së Republikës.
Akuzat
Akuzat e opozitës vijuan që para dy ditësh, por që u intesifikuan më shumë dje, ku pjesa dërmmuese e krerëve më të lartë të Partisë akuzuan qeverinë se po nderon figurën e Enver Hoxhës. Kjo deklaratë është pothuajse e njëjtë tek secili prej deputetëve të PD-së dhe e lidhin me faktin se gjatë ceremonisë zyrtare të organizuar nga shteti shqiptarë në 29 nëntorë 2013, prapa turmës ishte vendosur portreti i Enver Hoxhës, gjë që sipas demokratëve është e pafalshme.
Jozefina Topalli, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në “Facebook”, theksoi se aleanca PS-LSI po provokon shqiptarët me portretin e Enver Hoxhës duke theksuar se kjo gjë është bërë nga vetë ata. “Aleanca e 1 prillit, Rama-Meta fyejnë dhe provokojnë shqiptarët. 29 nëntorin e festuan me rilindjen e babait shpirtërorë, ndërkohë që në xhaketa mbanin shenjën e të rënëve britanik. Kjo ishte sadiste dhe komike. Fillim i mbrapshtë i shekullit të dytë të Shqipërisë së pavarur”,- pohon Toptalli në faqen e saj në “facebook”.
Krahas Topallit, edhe vetë deputeti Gerti Bogdani, si një nga krahët e fortë të Bashës, thkesoi se Rama ka vendosur në protokollin e shtetit foton e Enver Hoxhës. “Kur PD thoshte se Rama dëshiron të rikthejë bllokun dhe po riciklon neo-bllokmenët, jam i sigurt që shumë kush ka menduar apo thënë “Ç'janë këto budallalëqe, akoma me komunistët këta”. Por fatkeqësisht them se nuk është e gëzueshme në këtë rast të kesh të drejtë. Kryeministri i vendit vërteton këtë kur venos në protokoll të shtetit foton e diktatorit Enver Hoxha”,- theksoi Bogdani në “facebook”.
Precedenti
Në 28 nëntorin e një viti më parë, presidenti Nishani, organizoi homazhet tek varrezat e dëshmorëve i vetëm. Kjo përçarje erdhi në atë kohë pasi Ilir Meta, si aleat i PD-së, nuk pranoi që të zhvillonte homazhet pa praninën e shoqatave të veterënëve, kërkesë kjo që për presidentit Nishani ishte e pa pranushem. Kjo gjë vërtetohet edhe me faktin e konfliktit që forcat e gardës patën me shoqatën e dëshmorëve të cilët nuk u lanë që të merrnin pjesë në ceremoninë zyrtare pasi në duart e tyre ishin flamujt komunist dhe portetet e ish diktatorit Enver Hoxha.
Vorpsi: Rama ti kërkoi fajlje shqiptarëve
Një ditë pas shfaqjes së një fotoje të ish-diktoatorit Enver Hoxha në sfond gjatë homazheve pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, Partia Demokratike i kërkon kryeministrit Edi Rama të distancohet nga ky akt dhe ti kërkoi të falur shqiptarëve. “Partia Demokratike, i kërkon Kryeministrit të kërkojë falje sot, tani, pa kaluar as edhe një orë më shumë, të gjitha familjeve shqiptare e të gjithë shqiptarëve që kanë vuajtur drejtpërdrejt regjimin gjakatar të Enver Hoxhës” tha Vorpsi.
Shkrimi u publikua sot (01.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)