PD në krizë të thellë/ Hajdari: Basha nuk ka shpëtim, duhet tavolinë e përbashkët! Gështenja: Hapi i parë duhet të vijë nga kryetari, të tërhiqet! Cara: Berisha ka përgjegjësi

Kriza e madhe që ka përfshirë Partinë Demokratike kërkon zgjidhje dhe në studion e 'Pa Protokoll' ish-deputetët Rudina Hajdari e Igli Cara si dhe deputeti aktual, Lefter Gështenja kanë dhënë recetat e tyre.

Për Rudina Hajdarin plani i saj me 6 pika është zgjidhja dhe se duhet të nisë nga një tryezë e përbashkët.

"Duhet të mbledhim gjithë forcat dhe të ecim përpara. PD nuk mund të përballem më me këto disfata, përgjegjësia kryesore i bie lidershipit, për vendimet dhe pastaj që kanë ardhur nga këto vendime. Kjo rënie nuk erdhi tani, PD ka kohë në rënie. Duke pasur këtë rënie dhe përçarje, që Basha vazhdon me përjashtime dhe largimet e personave me kontribute për atë parti dhe bën sikur është konsultuar, ndërkohë që kjo nuk ka ndodhur. Sa herë ka pasur përballje, ai ka zgjedhur rrugën e përjashtimit. Pretendimi i Berishës së lidershipi me Bashën ka probleme erdhi shumë vonë. Nuk ngriti gishtin shumë herë që duhet ta kishte kritikuar Bashën nuk e bëri, sa iu prek interesi e përdori historikun e tij dhe peshën që ka brenda PD, e përdori për të ardhur në ndihmë të misonit për interesat e veta. Duhet të gjejmë një zgjidhje. Ajo që propozova unë gjatë ditës së sotme është një plan modest me 6 pika. Duhet krijuar një komision, çdo palë të ketë përfaqësuesin e tij ose të saj dhe të vijnë në tavolinë me mendimet e tyre. Duhet një tavolinë që bashkon të gjitha palët, brenda dhe jashtë partisë. Basha nuk shpëtim në këtë mes, kriza duhet të bazohet te ndryshimi i statutit", tha Hajdari.

Deputeti Gështenja ka thënë se Basha duhet të tërhiqet dhe ky do të jetë hapi i parë i shpëtimit të PD.

"Unë kam folur për problemet e familjes sonë, PD, unë nuk kam nxjerr asnjë problem tonin. Unë kërkova që për hir të PD, nëse na dhimbset partia dhe demokratët duhet të reflektojmë thellë dhe duhet të fillojë nga kryetari. Secili nga ne duhet të bëjë një hap pas, nëse duam që PD të ekzistojë. Unë kam kërkuar thjesht reagim! hapi i parë duhet të vijë nga Basha, të tërhiqet nga PD.

Igli Cara kujton edhe një herë rolin e Sali Berishës për të sjellë Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike që me manipulimin e procesit zgjedhor brenda partisë kundër Sokol Olldashi.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori