PD: Në kulmin e krizës nga koronavirusi, qeveria tender 411 mln lekë për zyrat e administratës së 'Traumës'

TIRANE-Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj akuzon kryeministrin Edi Rama se qeveria e tij ka tenderuar 411 milionë lekë për zyra, në kushtet kur vendi është në kulmin e krizës së pandemisë. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Alibeaj thotë se ky tender 411 milionë lekë për të rikonstruktuar zyrat e administratës së Spitalit të Traumës është unik sot në Europë. “Spitalet tani nuk kanë nevojë për kulltuqe të rehatshëm. Mjekët duan së pari të mbrohen vetë dhe të kenë mundësi të gjurmojnë virusin, që sëmundja të mos kapet në momentet e fundit dhe numri i atyre që humbin jetën të mos rritet.  Pas hedhjes të 29 milionë eurove për beton, tenderi i rregullimit të zyrave të spitalit të Traumës është një nga provat e shumta të papërgjegjshmërisë të Edi Ramës.  Prioriteti numër një i buxhetit të shtetit duhet të jetë shëndetësia, pajisja e mjekëve me mjete mbrojtëse”, shkruan Alibeaj.

Deklarata e plote
Në vend që të shpenzojë çdo qindarkë për të forcuar sistemin shëndetësor, për të garantuar testimin e mjekëve dhe të qytetarëve, Edi Rama ka hapur tender për rregullim të zyrave. 

Në kulmin e krizës, kur pandemia po bëhet më agresive, qeveria e ka mendjen të shpenzojë mbi 400 milionë lekë për zyra. 

Në kulmin e krizës ekonomike, ku mijëra qytetarë janë sot në pamundësi për të siguruar ushqimin e femijëve, Edi Rama planifikon të japë 400 milion lekë për zyra.

Në kulmin e krizës, ku mijëra biznese janë gati të shpallin falimentin e të lënë mijëra qytetarë pa punë, Edi Rama kërkon të japë 400 milion lekë vetëm për zyra.

Tenderi 411 milionë lekë për të rikonstruktuar zyrat e administratës së Spitalit të Traumës është unik sot në Europë.

Spitalet tani nuk kanë nevojë për kulltuqe të rehatshëm. Mjekët duan së pari të mbrohen vetë dhe të kenë mundësi të gjurmojnë virusin, që sëmundja të mos kapet në momentet e fundit dhe numri i atyre që humbin jetën të mos rritet. 

Pas hedhjes të 29 milionë eurove për beton, tenderi i rregullimit të zyrave të spitalit të Traumës është një nga provat e shumta të papërgjegjshmërisë të Edi Ramës. 

Prioriteti numër një i buxhetit të shtetit duhet të jetë shëndetësia, pajisja e mjekëve me mjete mbrojtëse. 

Qeveria duhet të anullojë menjeherë tenderin prej 411 milionë lekë për rikonstruksion zyrash. Qeveria të ndërpresë tenderat dhe transfertat e thesarit që nuk adresojnë pasojat e koronavirusit. 

Buxheti ka para, por ato po përdoren  për kolltuqe zyrash, për betonin e klinetëve të qeverisë dhe për koncesionet e miqve okigarkë të të Edi Ramës, jo për qytetarët dhe biznesin, që sot janë në ditën më të zezë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PD rrac muti: 30/03/2020 16:35

    O Enkelejda o baxhelle e pd-se, ty ste takon te jesh fare aty o I degjeneruar, a e di ti se nga cfare familje vjen? Njerez ordiner pa pike karakteri, familje hajdutesh e kurvash

    Përgjigju
  • Edhe thone: 29/03/2020 21:23

    ...qe u mbaruan budallenjte ata po shtohen si koronavirusi

    Përgjigju
  • TURI MIU: 29/03/2020 19:08

    Ky fundërrina turri mi enkelejd alibajga është nipi i kriminelit tradhtar toska. Vllai këti alibajgës është në burg për shitje droge në Gjermani. E ky fundërrin në Shqipri bën politik ky ordiner imoral hajdut. Se njeriu shkon në origjin familja e alibajgës familje imoralësh familje kurvash e fam8lje drogmenësh. E imagjinoni ky skarcitet bën pjes te partia e fundërrinave pd parti kurvash e parti kriminelësh e parti hajdutësh. O ZOT SI SI MER ÇORONA VIRUSI KTA JASHQITJE KOMBI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia