"Nuk ishte protestë kjo sot, ishte çrregullim në trafik. Nuk po e krahasoj me atë para një jave që dukej pak më e madhe, ishte si një takim i muratorëve të pavarur, kur pash që i ratë atij bunkerit që mua nuk më pëlqen fare më kujtuat vitet '98. Nuk jam dakord me ata që thonë se bunkeri është vepër arti. Gjëja më e mirë që bërë është që hoqët ato teneqetë dhe të gjithë e pamë që nuk ishte vepër arti. Për arsye historike të mos ngjallim ato simbole që lëndojnë dikë", - tha Blushi.
Por çfarë i kujtoi deputetit Blushi protesta e 8 dhjetorit?
"Atë ditë mu kujtuan 14 shtator '98 dhe 21 janar 20011. Jeni e vetmja parti që dhunoni edhe kur jeni në pushtet edhe në opozitë. Në 14 shtator ishte një grusht shtetit, në 21 janar vratë 4 vetë. Po shkoni drejt 21 janarit apo 14 shtatorit? nuk ka mundësi të tretë për ju".
Blushi tha se para se të kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike, demokratët duhet të angahzohen për të realizuar reformën në drejtësi.
"Doni qeveri teknike? teknike është në një farë mënyrë kjo që kemi ne, doni qeveri më politike se kaq? Kjo mazhorancë mund t'jua jap por mund të jetë më keq. Doni zgjedhje të parakohshme? I kërkuam për 8 vjet rresht. Perceptimi është që PD nuk do reformën në drejtësi. Unë s'e kam parë draftin dhe duhet të bëhet prezent. Unë nuk besoj se do keni mundësi të rezistoni dhe ta bllokoni reformën në drejtësi", tha Blushi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)