PD në Thumanë sjell denoncimin e qytetarëve: Dua shtëpi jo vilë! Ndihmat për tërmetin selektive

THUMANË- Ndalesa e radhës e Partisë Demokratike, për denoncimet e përditshme, është Thumana, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ish- deputetja e PD-së, Oriola Pampuri ka shkuar në banesën e dy familjeve, të cilët shprehen se nuk kanë marrë ndihma pas tragjedisë që "iu ra mbi kokë", teksa pretendojnë se ndihmat janë shpërndarë në mënyrë selektive. Sipas PD-së, mijëra tonelata ndihma të ofruara nga partnerët ndërkombëtarë dhe vëllezërit tanë në trojet shqiptare apo në emigrim, nuk dihen ku kanë shkuar pasi shumë banorë kanë marrë pak ose aspak ndihma këto 9 muaj që pasuan tërmetin.

Familja e Selman Merlikës jeton në çadër që prej 26 nëntorit të vitit të shkuar kur tërmeti u dëmtoi rëndë banesën. Gruaja e tij është invalidë dhe në kushtet në të cilat jeton e ka shumë të vështirë të përballojë sëmundjen. Ai i thotë Pampurit se ka nëvojë për një shtëpi, asgjë më shumë në tokën e tij që dimri që po vjen mos ta zërë në çadër. 

Selman Merlika: Unë quhem Selman Qazim Merlika në fshatin Thumanë vet i gjashtë. Gruan e kam invalide ka nëntë vjet gruan invalide  në karrocë. Me thënë të drejtën  kur ra tërmeti asnjë dyshek dhome nuk na e dhanë. Asnjë krevat asgjë, asnjë send. Unë nuk dua shtëpia vila. Unë dua siç e kam patur Orjola Pampuri: Shumë e drejtë! Shtëpinë tënde!
Selman Merlika: Me ma ba në vend shtëpinë time. Veç me ma ndërtu në vend, kaq gjë.

Kryefamiljari, Artur Mirdita thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë, si dhe nuk ka një përgjigje se çdo bëhet me shtëpinë e tij.  

Artur Mirdita: Neve i kemi parë me sytë tonë, këtu ka patur një bum, një bum ndihmash vinin, se nga shkonin se çfarë bënin ne nuk dimë gjë, nuk dimë gjë.  Ne nuk i shihnim, nuk i shihnim ku shkarkojnë, edhe këtu kur vjen puna asnjeri s’ashtu. Vjen këtu thotë s’ke hyrë në listë. Më tepër jemi indinjuar, për shembull për arsye se  këtu te porta ime s’ka ardhur asnjë, ky është problemi më i madh.
Oriola Pampuri: Domethënë e kanë cilësuar DS4 dhe nuk ka ardhur askush që të thotë çfarë do bëhet!
Artur Mirdita: Asnjë. Mua tani me çfarë shohim, se këtu fshat është dhe fshati e ke parasysh ne i dimë krejt problemet e njëri- tjetrit edhe...
Oriola Pampuri: Edhe kjo përzgjedhja selektive...
Artur Mirdita: Edhe kjo përzgjedhja selektive  më bën një çikë, më vjen si..nuk e di, të vret shumë."

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë

Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë