PD, Nebijaj: Qeveria e zhytur në
korrupsion, t'i ndëshkojmë të gjithë 

PD, Nebijaj: Qeveria e zhytur në<br />korrupsion, t'i ndëshkojmë të gjithë 
Partia Demokartika ka vijuar sërisht akuzat ndaj rikonstruksionit të godinës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Në një deklaratë për mediat zëdhëndsja e selisë blu Orjela Nebijaj tha se së bashku me qytetarët opozita do të angazhohet për të dënuar të gjithë përgjegjësit për abuzuesit e parave publike.

Nebijaj akuzoi Edi Rama për fovorizim tenderi  ndaj kompanisë EUROCOL të biznesmenit Carapuli i cili sipas PD-së është miku i ngushtë i kryeminsitrit.

Ajo nënvizoi se kjo kompani në kundërshtim me ligjin fiton tenderin edhe pse ofroi një shumë më të madhe për rikonstruktimin e godinës së OSHEE-së.

Deklarata e plotë e PD-së:
Korrupsionin me paratë e OSHEE, paratë e gjakut të shqiptarëve, e bën edhe më skandaloz shuma e madhe e vënë në dispozicion për rikonstruksionin e godinës.
Siç tregojnë të dhënat, OSHEE ka vënë në shërbim të mikut të Edi Ramës, ndërtuesin e sarajeve të tij në Surrel, gati dyfishin e shumës që nevojitet për punën.
Këtë e vërteton më së miri ofertuesi i dytë, i skualifikuar, i cili merr përsipër të kryejë rikonstruksionin me shumën 3 miliardë e 800 milionë lekë, ku përfshihet sigurisht dhe fitimi i tij, ndërkohë që kryehajduti i OSHEE ka ndarë që në fillim 5 miliardë lekë për këtë aferë.

5 miliardë lekë të marra me kërbaç, me burg, e që u kanë kushtuar jetën shumë bashkqytetarëve tanë.
Pikërisht kjo shumë e madhe i jepet fituesit të paracaktuar, mikut të Edi Ramës, i cili ka bërë ofertën me 740 milionë lekë më të lartë se subjekti i skualifikuar.
Ky është një korrupsion i neveritshëm, i ngjizur që në krye si zhvajtje e parave të qytetarëve për tia dhënë ndërtuesit personal të Edi Ramës.
Qytetarët që po dhunohen çdo ditë për një kupton, që përfundojnë në burg e në errësirë nga OSHEE e bandat e tjera të qeverisë, po shohin se çfarë ndodh me paratë e tyre, me taksat e tyre. Ato trajtohen si plaçkë e ndahen sipas interesave të Edi Ramës, i cili vendos për çdo tender, duke përcaktuar në fillim fituesin.
Partia Demokratike angazhohet se bashkë me qytetarët do të vendosë para ligjit dhe para përgjegjësisë abuzuesit e zhvatësit e parave publike.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës