TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkon vënien në dispozicion të programit të qeverisjes në mënyrë kushtetuese, çka sipas tij ende nuk ka ndodhur.
“Uroj që vendosja e procesit në binarët Kushtetues të nisë një orë e më parë, duke nisur me depozitimin Kushtetues të programit të qeverisë që nuk ka ndodhur akoma. Mazhoranca duhet ta kuptojë se sot përgjegjësitë janë përtej paraqitjeve mediatike. Presim që programi të na vihet në dispozicion në mënyrë kushtetuese nga Kuvendi. Presim që pas vënies në dispozicion të përgatitemi për një debat serioz gjithëpërfshirës e transparent. Për këtë jemi të gatshëm të ushtrojmë dhe të marrim të gjithë përgjegjësitë në Parlament”- tha Basha në një dalje publike të orës 12: 30 minuta nga selia e PD-së ku ishte zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar të kësaj partie.
Ai nënvizoi se opozita do të vazhdojë të ketë në vëmendje për të bërë transparencë dhe ballafaqim për premtimet me të cilën mazhoranca e re erdhi në pushteti.
““Sikundër dua të përsëris s’e akti i shëmtuar i djeshëm është një precendet jo premtues dhe opozita është e vendosur për të mos lejuar në asnjë çast të nëpërkëmbë të drejtat themelore të saj. Uroj që ky reflektim, të përkthehet në veprime konkrete dhe të mos pasohet nga të tjera akte e mendësi të vjetra të cilat jo vetëm nuk i shërbejnë përgjegjshmërisë por kanë një synim t’i mbyllin gojën opozitës, dhe ti’ ikin përgjegjësisë para qytetarëve shqiptarë për premtimet e shndërruara në program dhe mënyrën si do i realizojë këto premtime. Qëndrimi i papranueshëm i djeshëm ishte një përpjekje për t’i ikur transparencës për ballafaqimin premtimeve të mos mbajtura. Garatojmë se opozita është e vendosur të luajë rolin e saj, e të bëjë transparencën e plotë të çdo premtimi me të cilën mazhoranca ka ardhur në pushtet.”
PERFUNDON MBLEDHJA E GRUPIT: SOT NUK NIS DISKUTIMI
Pas përfundimi të mbledhjes burime nga Grupi PD bënë të ditur se ata do të jenë të pranishën në seancën e sotme, ku nuk do të ketë diskutim por vetëm prezantim të programit. Burimet nga PD i kanë thënë gazetarit të TV A1 Report e Shqiptarja.com, Granit Sokolaj se Kuvendi do i lërë dy ditë kohë PD për t'u njohur me programin dhe më pas do të jetë një seancë tjetër parlamentare. Burimet thonë se kjo seancë mund të jetë të shtunën, por ende nuk është asgjë zyrtare.
Pritet që kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka të dalë në një konferencë për shtyp.
DJE BASHA MBLODHI ALEATET E TIJ
Kreu i demokratëve Lulzim Basha mblodhi dje kryetarët e partive aleate për të vendosur në lidhje me qëndrimin që do të mbajnë për seancën e ditës së sotme të Kuvendit.
Menjëherë pas takimit të djeshëm me aleatët, kreu i PD Lulzim Basha është shprehur se opozita ka një qëndrim të unifikuar për të përdorur gjitha mjetet demokratike ndaj qeverisë ‘Rama’, për të mos lejuar mungesën e transparencës dhe llogaridhënies si dhe kontrollit parlamentar.
Redaksia online
( Suela Gera/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com