PD: Nga Shqipëria armë e drogë në
Europë, Rama i jep leksione NATO‏-s

PD: Nga Shqipëria armë e drogë në<br />Europë, Rama i jep leksione NATO‏-s
Partia Demokratike përmes nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Noka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk po i  kushton vëmendje çështjes së alarmit të Europës për drogën dhe armët që vijnë nga Shqipëria, por mban leksione sigurie në Asamblenë e NATO-s që po organizohet në Tiranë.

Në një dalje të posaçme për mediat, Noka ka thënë se, Rama po krekoset në Asamblenë e NATO-s, por sot nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të Europës po nisen armë e drogë nga trafikantët pa u shqetësuar nga askush.
 
Noka ka theksuar se pjesë e këtij trafiku janë edhe Rama e Tahiri të cilët marrin 305 e tyre, ndërkohë që imazhi i Shqipërisë po rrënohet.
  
Deklaratë e nën-kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka
Trafikut të drogës që bëjnë bandat e Tahirit dhe Edi Ramës, i janë shtuar tashmë dhe armët.
Eshtë kjo arsyeja pse Edi Rama nervozohet kur e pyet gazetarja e euroneës për trafikun e armëve.
Krekoset dhe shet mend Edi Rama në asamblenë e NATO-s që mbahet në Tiranë, po droga dhe armët qarkullojnë sheshit.
Sot në Bari, janë kapur sasi të mëdha me drogë e me armë, dhe me eksplozivë që kishin kaluar nga Shqipëria, që kishin kaluar pikat e kontrollit kufitar pa asnjë problem.
Pak muaj më parë, prokurori i antimafias italiane, kataldo mota dha alarmin se tashmë përveç kanabisit dhe drogave të forta, nga Shqipëria po vijnë dhe armë.
Një fakt për të cilin Europa është e shqetësuar.
Bandat dhe trafikantët e Tahirit dhe Ramës, derisa kanë mbuluar vendin me drogë, derisa kanë këtë licensë për veprimtari kriminale, pse mos ti shtojnë edhe trafikun e armëve?
Ata rrisin fitimet.
Rritet dhe pjesa e Tahirit dhe e Ramës, rritet 30 përqindëshi i tyre.
Ndërsa vendi po zhytet çdo ditë në pasiguri, në një republikë të dështuar të sunduar nga krimi, Rama dërdëllet e jep leksione për sigurinë në asamblenë e NATO-s.
Shihni çfarë imazhi kemi sot.
Shqipëria në vendin e parë në raportin e Bashkimit Europian për prodhimin dhe trafikimin e drogës.
40 ditë më pare, në cilësinë e nënkryetarit të komisionit të sigurisë kombëtare, i kam kërkuar zyrtarisht Edi Ramës të nisë monitorimin nga ajri të territorit, pasi të dhënat flasin për pesëfishim të parcelave të mbjella me kanabis. Dhe i kam kërkuar të bëjë publike të dhënat e monitorimit.
Ai nuk përgjigjet.
Situata është përkeqësuar edhe më shumë, pasi tashmë pjesë e trafikut të paligjshëm, të biznesit kriminal të drogës janë bërë dhe armët.
Gjendja është e rëndë. Zgjidhja është në dorën e shqiptarëve, dhe zgjidhja është është pastrimi i vendit nga droga, nga armët, nga trafikantët dhe nga rrënjët e tyre në qeveri, në zyrën e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi