Edhe Partia Demokratike ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave që humbën jetën të dielën në masakrën e Ankarasë. Nëpërmjet një njoftimi për mediat PD thotë se është në krah të popullit turk në këtë ditë të vështirë e madje dënon me forcë aktin që i mori jetën 30 shtetasëve turk.
"Partia Demokratike është e tronditur nga sulmi i përgjakshëm terrorist mbrëmë në qendër të Ankarasë, ku humbën jetën mbi 30 qytetarë. Partia Demokratike shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe uron shërim të shpejtë të të plagosurve. Ne gjendemi në krah të popullit turk në këtë ditë të vështirë dhe më krah të autoriteteve turke. Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt të rëndë dhe shprehet e vendosur në mbështetjen e luftës ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit të çdo lloji."-shkruan PD ne njoftimin e saj
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com