PD nis analizën e Zgjedhjeve,Basha
urdhër degëve: Më sillni rezultatet
PDF-Urdhëri i Bashës për drejtuesit lokal

PD nis analizën e Zgjedhjeve,Basha<br />urdhër degëve: Më sillni rezultatet<br />PDF-Urdhëri i Bashës për drejtuesit lokal
Tre javë pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit Partia Demokratike nis punën për të bërë analizën zgjedhore.

Kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha, përmes një urdhri të shpërndarë kërkon informacion të detajuar nga të gjitha degët lokale të kësaj force politike për votat për secilin kandidat të saj dhe rezultatin për çdo qendër votimi.

Informacioni duhet të përfshije edhe të dhënat për zgjedhjet e 2013 dhe ato të 2011, si dhe ndryshimet për çdo qendër votimi.

Ky informacion sipas urdhrit duhet të dorëzohej para datës 12 korrik, ndërsa të gjitha të dhënat do analizohen në selinë qendrore të Partisë Demokratike.

Në muajin shtator analiza do fokusohet në çdo njësi administrative të vendit, veçanërisht në ato zona ku Partia Demokratike ka pësuar rënie.

Në përfundim të analizës pritet një rishikim i strukturave të Partisë Demokratike.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)