PD nis hartimin e programeve
për nxjerrjen e vendit nga kriza

PD nis hartimin e programeve<br />për nxjerrjen e vendit nga kriza
Partia Demokratike ka nisur hartimin e një programi për të gjitha fushat në vend, ndërkohë që ekspertët e saj janë duke diskutuar për mënyrat e zbatimit të tij, për nxjerrjen e vendit nga kriza në të cilën është përfshirë.

Sipas selisë blu, programet e detajuara po punohen me ritme të larta ndëkrohë që secili prej tyre do të konsultohet në sektorët kryesorë, për zhvillim, punësim e mirëqënie.

Në këtë proces janë përfshirë departamentet e Energjisë dhe Burimet Natyrore, ai i Administratës Publike dhe Departamenti i Bujqësisë, Zhvillimit Rural, Peshkimit  dhe Agroindustrisë.

Vetëm pak ditë më parë ishte Departamenti i Shëndetësisë në të cilin u diskutuan dhe u debatuan politikat që do të sjellin zhvillimin e sektorit jetik.

Lidhur me prioritetet në fushën e Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Suzana Guxholli tha se do ti jepet përparësi liberalizimit të tregut të energjisë dhe industrisë minerare, shtimit të burimeve alternative dhe reforma të të tjera, të cilat do të prodhojnë dhe ulje të çmimeve dhe një treg konkurrent.

Për administratën publike, Endira Bushati ka thënë se janë prioritet modernizimi, transparenca, emërimet e nëpunësve sipas ligjit dhe standarteve evropiane, si dhe ngritja e komunikimit dixhital me publikun dhe mes vetë institucioneve.

Për Bujqësinë, Zhvillimit Rural, Peshkimit dhe Agroindustrisë, Enkelejda Sallaku  ka thënë se reformat do të përqendrohen në një zhvillim të qëndrueshëm të agrobiznesit e bujqësisë, në rritje punësimi dhe të ardhurave të këtij stektori strategjik për ringritjen e Shqipërisë nga kriza aktuale prej qeverisjes së majtë.

Të pranishëm në këto takime në selinë e Partisë Demokratike, përvec deputetëve, drejtuesve të partisë, kryetarit Lulzim Basha, kanë qënë dhe shumë specialistë dhe ekspertë të fushave.

Në muajin shkurt, programi i secilit prej 22 departamenteve do të kalojë në një diskutim të gjërë e të hapur në publik, dhe me grupet e interesit, për tu pasuruar edhe më tej me ide, ndërkohë që në mars, këto platforma do të jenë gati.

Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima