PD nis hetimin e Spahiut
Alibeaj: Opozita të marrë pjesë
Nis punën Komisioni hetimor për shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga posti i nënkryetarit të KLD-së. Kryetari Alibeaj nënvizoi se komisioni do të ndjekë një proces të rregullt ligjor, ndaj “opozita duhet të marrë pjesë në komision"
TIRANE- Nis punën Komisioni hetimor për shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga posti i nënkryetarit të KLD-së. Komisioni ka për objekt dhe detyrë të verifikojë të dhënat, faktet dhe rrethanat për aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e postit të lartë kushtetues të Zëvendëskryetarit të KLD-së dhe që përbëjnë shkak ligjor për shkarkimin e tij nga detyra.
Komisioni drejtohet nga deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, ish ministër i Drejtësisë, dhe duhet të përbëhej nga 9 anëtarë, 5 të propozuar nga PD dhe 4 nga PS.
Nga PD, anëtarë të komisionit janë dhe Ramiz Çoba, Paulina Hoti e Gerti Bogdani, Ledina Aliolli, ndërsa të majtët sikundër kanë paralajmëruar nuk kanë paraqitur asnjë emër për anëtarët e komisionit më të ri hetimor në Kuvendin e Shqipërisë, pasi e quan një çështje vetëm të maxhorancës.
Kryetari i komisionit Enkelejd Alibeaj tha se komisioni do të zgjasë 3 javë dhe ka për objekt verifikimin, e fakteve dhe pretendimet e 33 deputëve të Partisë Demokratike, se Spahiu ka shkelur Kushtetutën dhe ka diskretituar Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Aliebaj nënvizoi se komisioni do të ndjekë një proces të rregullt ligjor se asnjë anëtar nuk ka konflikt interesi, ndaj “opozita duhet të marrë pjesë në komision”- tha Alibeaj.
Komisioni hetimor i dërgoi sot një shkresë Spahiut ku i kërkonte që brenda 3 javëve të caktojë një datë për tu paraqitur në komision.
MIRATIMI I KOMISIONITKuvendi miratoi, më 26 janar, me 73 vota të maxhorancës, vendimin për të nisur hetimin ndaj zëvendëskryetarit të KLD. Në seancën plenare relatori i çështjes, Viktor Gumi deklaroi se 33 deputetë demokratë kanë fimrosur kërkesën, sipas së cilës Spahiu duhet të shkarkohet pasi ka shkelur Kushtetutën dhe ka diskretituar Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Para se të kalonte në votim ngritja e këtij komisioni, Kreshnik Spahiu iu drejtua Kuvendit më një letër ku kërkonte të thoshte fjalën e tij në seancë, për në përgjigjen e Kuvendit shkruhej se nuk e lejonte rregullorja parlamentare.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
41%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 5563
Lajme të tjera
-
‘The Guardian’ shkruan për ekspozitën e Ramës në Greqi: Artisti i botës politike
23 Mars, 09:52
-
Hetimet për privatizimin e pronave ushtarake, Meçollari paraqitet sërish në SPAK (VIDEO)
23 Mars, 09:42
-
Kryefjalë për ndryshimet e mëdha estetike, Bora Zemani konfuzon ndjekësit: S’kam bërë operacione plastike
23 Mars, 09:39
-
Një raport dhe dy të vërteta
23 Mars, 09:36
-
Flamurtari shekullor, vlonjatët zgjedhin trajnerin e ri! Italiani 'zbarkon' sot në Vlorë
23 Mars, 09:33
-
SPAK luan me kujdes, por me këmbëngulje
23 Mars, 09:30
-
Shefi i diplomacisë hungareze kërkon përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së
23 Mars, 09:27
-
Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, vihet në pranga 38-vjeçari në Himarë
23 Mars, 09:23
-
Samiti dy-ditor, lidërët e BE-së mblidhen në Bruksel! Fokusi, lufta në Ukrainë
23 Mars, 09:21
-
Rama në Londër, vizita e parë zyrtare e një Kryeministri shqiptar në Britani! Pasdite pritet takimi me Rishi Sunak, në fokus emigrantët e paligjshëm
23 Mars, 09:07
-
Të rinjtë ikin, po “zëvendësohen” në tregun e punës nga pensionistët
23 Mars, 09:05
-
Emigracioni rrit me mbi 1 milion popullsinë e Kanadasë
23 Mars, 08:58