PD nis protestat ekonomike
Basha të martën në Lushnjë

PD nis protestat ekonomike<br />Basha të martën në Lushnjë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nis javën e ardhshme nga qyteti i Lushnjës turin e dëgjesave me qytetarët, sipërmarrjen dhe fermerët, për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe parashtruar alternativën e opozitës për daljen e vendit nga kriza. Kjo duket se do të jetë lëvizja e radhës e kryetarit Basha, me kryefjalë, sipas opozitës, problemet ekonomike që po kalon vendi, me rritjen e papunësisë, rëndimin e barrës fiskale për biznesin apo dhe për masat shtrënguese kundër informalitetit.

Burime pranë PD deklaruan për “Shqiptarja.com” se turi i Bashës do të nisë nga Lushnja dhe do të shtrihet në të gjithë vendin. Megjithatë do të jetë kryesia e PD që do të vendosë në mbledhjen e ditës së nesërme, për aksionet e ardhshme politike të opozitës dhe për përcaktimin e kalendarit të protestave, të paralajmëruara që në muajin korrik nga kryetari demokrat. Nuk dihet nëse kryesia e PD do të vendosë edhe për procesin e analizës e lënë në “harresë”, pavarësisht zotimit të Bashës për të analizuar rezultatin e 21 qershorit në çdo kuti brenda muajit shtator. Situata politike, akuzat e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta për çështjen CEZ dhe hetimi ndërkombëtar pritet të jenë në axhendën e mbledhjes së kryesisë së PD.
 
Protesta në Lushnjë

Kryetari i degës së PD në Lushnjë, Myslim Murrizi konfirmon nisjen e protestave të Partisë Demokratike nga ky qytet. Ai ka paralajmëruar një takim të kryetarit demokrat Lulzim Basha me qytetarë të Lushnjës, biznesmenë dhe fermerë. “Ditën e martë me datë 6 tetor 2015 ora 10 në sheshin para bashkisë Lushnjë dega e PD Lushnjë organizon një tubim me qytetarë, biznesmenë, fermerë dhe do të interesuar për të marrë pjesë në këtë takim për të bashkëbiseduar rreth gjendjes së mjeruar ekonomike dhe alternativën që paraqet PD për daljen nga kjo situate. Do jetë i pranishëm në këtë takim kryetari i PDSH, Lulzim Basha”, u shpreh Murrizi.

Ai fton lushnjarët që t’i bashkohen tubimit të PD, të cilët sipas tij  po vuajnë prej 2 vitesh dhunën dhe terrorin shtetëror. “Ftoj të gjithë ato që ju prishën dhe po ju prishin objektet pa asnjë shkak, të gjithë bizneset që ju janë vërsulur taksidarët si të babëzitur, të gjithë fermerët që nuk shesin dot prodhimet e tyre të bëra me aq mund se ju kërkojnë kupon tatimor e kasë fiskale. Të reagojmë sot si qytetarë të përgjegjshëm se nesër do jetë vonë”.

Redaksia Online
(l.q/f.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool